Home Aktualitet Rama: Do zgjatjen oraret e do hapen dyqanet, burg për atë që abuzojnë

Rama: Do zgjatjen oraret e do hapen dyqanet, burg për atë që abuzojnë

nga Editor

Kryeministri Edi Rama në një lidhje live në Facebook, ka thënë se do të zgjatet fasha e orareve për lëvizjen e këmbësorëve, e po ashtu do të hapen edhe dyqanet. Nga ana tjetër, kryeministri paralajmëroi burg për ata që abuzojnë me rregullat e reja.

“Ja kush është plani që po përgatisim dhe do kthehet në ligj shumë shpejt. Si fillim do zgjasim fashën orare, por do rrisim ndëshkimet dhe për rastet e përsëritura do të shkojnë deri në burg. Më pas gjithmonë me shkallë dhe sipas dinamikës, do lejojmë automjetet private me fashë orare të zgjatur për kompanitë që kanë aktivitet ligjërisht të lejuar, por do rriten ndëshkimet. Do autorizojmë hapjen e dyqaneve, ku do kërkohet me detyrim pajisja e maskave dhe doreza dhe rregulla strike, shkelja e të cilave do të mbyllje me mbyllje, konfiskim malli deri ne heqje lirie. Ka ndodhur gjithë këto javë që Polica e Shtetit të kap dhe të ndëshkojë me gjobë dhe mbyllje kafe, ku u ofrohet kafe dhe raki trimave”, tha Rama.

Lajme te ngjashme