Home Aktualitet Katër javë të bllokuar në tragetet italiane, momentet kur zbresin në Port 35 detarët shqiptarë. Ja ku do qëndrojnë në karantinë

Katër javë të bllokuar në tragetet italiane, momentet kur zbresin në Port 35 detarët shqiptarë. Ja ku do qëndrojnë në karantinë

nga Editor

Mëngjesin e sotëm kanë mbërritur në Portin e Durrësit 37 marinarët shqiptarë, të cilët prej 4 javësh kanë qënë të bllokuar në tragetet e kroçerat e kompanisë GNV, në Itali. 

Pas një pune mjaft të madhe dhe ndihmës së Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, u arrit që 37 detarët të imbarkoheshin në tragetin GNV AZZURRA në Bari dhe të nisen në drejtim te Shqipërisë”, thuhet në njoftim.

Autoriteti Portual Durrës dhe Policia Kufitare kanë vënë në dispozicion logjistikën e tyre për realizimin me sukses të këtij misioni.

Pas mbërritjes në Atdhe, nën masa të rrepta shëndetësore, ata do të qëndrojnë të izoluar për një periudhë 2 javore pranë Shtëpisë së Pushimit të Ushtrisë në Plepa.

Administrata Detare Shqiptare ka qenë ne kontakt me gjithë detarët Shqiptarë që punojnë në anijet me flamur të huaj, duke i asistuar dhe keshilluar për problematikat që kanë.

Ashtu si të gjithë Shqiptarët edhe detarët tanë nuk janë më vetëm dhe të harruar, por të asistuar dhe të ndihmuar nga të gjitha instancat tona shtetërore.

Mësohet se Administrata Detare Shqiptare ka qenë në kontakt me gjithë detarët Shqiptarë që punojnë në anijet me flamuj të huaj duke i asistuar dhe këshilluar për problematikat që kanë.

“Nga kontaktet që kemi pasur, shumica e tyre vazhdojnë punën ne anijet qe transportojnë mallra, duke kontribuar në lëvizjen e mallrave në këto ditë të vështira për gjithë botën. Ashtu si të gjithë shqiptarët edhe detarët nuk janë vetëm dhe të harruar, por të asistuar dhe të ndihmuar nga Drejtoria e Përgjithshme Detare. Një falënderim edhe për Autoritetin Portual Durrës, Policinë e Kufirit Durrës për gatishmërinë e tyre e ndihmën e pakursyer për të pritur detarët tanë”, përfundon njoftimi.

Lajme te ngjashme