Home Aktualitet Mjeku reanimator me koronavirus u shtrua në spital. Ministria jep informacion për gjendjen e tij shëndetësore

Mjeku reanimator me koronavirus u shtrua në spital. Ministria jep informacion për gjendjen e tij shëndetësore

nga Editor

Ministria e Shendetesise jep detaje lidhur me gjendjen shendetesore te dr. Roland Xhaxho, mjeku i njohur renimator, prekur nga koronavirusi.

Ministria e Shendetesise teksa jep lajmin per shtrimin e tij ne spital, njofton se ai u bë pjesë e ekipit të organizimit të shërbimit reanimator për situatën Covid19.

“Dr. Xhaxho është në gjendje të stabilizuar shëndetësore dhe po trajtohet në shërbimin infektiv në QSUT”- njofton ministria.

Ministria e Shëndetësisë i uron shërim të shpejtë mjekut reanimator që po lufton me sëmundjen COVID19, në kujdesin e ekipit mjekësor të spitalit infektiv në QSUT.

Lajme te ngjashme