Tendenca shqetësuese që po merr koronavirusi, ekspertja e OBSH flet për një rrezik

Read Time:1 Minute, 11 Second

Organizata Botërore e Shëndetit është e shqetësuar se koronavirusi po merr gjithnjë e më shumë jetë të rinjsh

Njerëzit me moshë të re po sëmuren rëndë dhe po vdesin nga COVID-19, megjithë perceptimet se sëmundja është vetëm një kërcënim për të moshuarit”, paralajmëroi Organizata Botërore e Shëndetit.

Në një konferencë të transmetuar nga Gjeneva, ekspertët e OBSH-së treguan rastet në Kinë, Korenë e Jugut, Itali dhe pjesë të tjera të Evropës ku njerëzit në moshë 30, 40 dhe 50 vjeçare kanë vdekur nga virusi.

“Ne po shohim gjithnjë e më shumë individë të rinj që janë duke u sëmurur rëndë”, tha epidemiologia dhe udhëheqësja teknike e OBSH-së për përgjigjen ndaj COVID-19, Maria van Kerkhove.

“Në përgjithësi shumica e njerëzve që janë prekur nga sëmundja janë rëndë dhe pasi përfundojnë në spital kanë nevojë për kujdes intensiv janë të moshuar dhe me sëmundje të tjera. Por ajo që ne po shohim në disa vende është se ka disa njerëz në të 30-at e tyre, në të 40-at e tyre, në të 50-tat e tyre, që janë shtruar në spitale dhe që kanë vdekur”, tha ajo.

Kerkhove u bëri thirrje vendeve që të përpilojnë të dhëna për të veçuar ato raste të pacientëve të cilët janë me të vërtetë asimptomatikë dhe kurrë nuk vazhdojnë ta zhvillojnë virusin nga ata pacientë që në fillim pa simptoma dhe më pas zhvillojnë simptoma të virusit.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Grabiste fermerët/ Ardi Veliu urdhër drejtorit Hasan Ahmetaj. Shkarko Altin Zaloshnjen. SPAK dhe SHKB nisin hetimet
Next post “Shërimi i Profesor Dhimitër Krajës një lajm që na gëzon të gjithëve”, presidenti Meta ka edhe apelin e fortë