Home Aktualitet 550 mijë lekë për marrjen e lejës për minimarketin brenda burgut ‘313’, kush janë dy të arrestuarit e tjerë (EMRAT)

550 mijë lekë për marrjen e lejës për minimarketin brenda burgut ‘313’, kush janë dy të arrestuarit e tjerë (EMRAT)

nga Editor

Tiranë- Zbardhen emrat e dy personave të tjerë, të cilët u arrestuan një ditë më parë bashkë me drejtorin e burgut “313”, Eduard Struga. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se janë arrestuar biznesmeni Ervin Kurtulla dhe shefi logjistikës së burgut 313, Florjan Ahmetaj. Dy zyrtarët u arrestuan pasi morën 550 lekë nga biznesmeni, në shkëmbim të marrjes së lejës së minimarketit, që ndodhet brenda burgut “313”. Për të tre këta shtetas SPAK ka depozituar në gjykatë kërkesën për caktimin e masës së sigurisë, ndërsa seanca pritet të mbahet të hënën.

Eduart Struga u arrestua dje, teksa po merrjen në pyetje në Drejtorinë e Tiranës. Ai u emërua në postin aktual tek “313-ta” më tetor të viti të shkuar nga Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Emërimi i tij u bë një ditë pasi drejtori i Burgjeve Agim Ismaili deklaroi se nga qelitë janë porositur vrasje dhe policët u shesin kokainë të dënuarve.

Lajme te ngjashme