Home Aktualitet Masakër në autostradë, aksidentohen 22 kamionë. Vdesin 2 persona (FOTO)

Masakër në autostradë, aksidentohen 22 kamionë. Vdesin 2 persona (FOTO)

nga Editor

Një aksident masiv ku janë përfshirë rreth 22 kamiona TIR dhe makina të tjera ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Haskovo të Bullgarisë ku fatkeqësisht kanë vdekur 2 persona, njëri kapiten policie bullgar dhe tjetri shofer kamioni turk.
Në këtë aksident është përfshirë dhe një TIR me targa shqiptare siç e shihni në fotot e bëra publike nga Harta Dixhitale e Aksidenteve rrugore.
Ende nuk dihen shkaqet që çuan në këtë tragjedi por mendohet të ketë qenë mjegulla e dendur dhe përgjumja e ndonjë kamionisti.

Lajme te ngjashme