Bilanc i frikshëm në Shkodër, shtohen edhe 9 të prekur

Read Time:39 Second

Pas zbulimit t 12 personave më koronavirus dy ditë më parë në Shkodër në mesin e 15 personave që u testuan, vijojnë të vijnë shifra alarmante të personave të infektuar në këtë qytet.

Fax News raporton se 9 persona kanë rezultuar pozitiv nga 20 tamponë të marrë ditën e djeshme në Shkodër.

Burimet pranë DSHP Shkodër bëjnë me dije se këta 9 persona kanë pasur kontakte me dy familjet, të cilët kanë rezultuar me persona pozitiv në lagjen Dobrac dhe Kiras në Shkodër.

Numri i personave të prekur në Qarkun e Shkodrës shkon në 35, ndërsa në Bashkine Shkodër 31.

Epidemiologët po gjurmojnë kontaktet që këto pacientë kanë pasur me persona të tjerë në mënyrë që të zbulohen dhe më pas izolohen raste të tjera mbartës të virusit vdekjeprurës.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Virusi u preu jetën në moshë të re dy infermiereve, kolegia rrëqeth me fjalët e saj. Thirrja prekëse për qytetarët
Next post EMRI/ Kërkohej nga drejtësia italiane, arrestohet 31 vjeçari në Kamzë