Vazhdojnë denoncimet publike të qytetarëve të shkarkuar nga puna prej Flamur Golemit

Read Time:1 Minute, 8 Second

Nga Telnis Skuqi/

“Më shumë më vjen inat se u tregua i pabesë. I shkova në zyrë. E takova përpara se të më hiqte. E pyeta se çfarë do të bëhet me mua që ta di?
-Mos u shqetëso, – më tha, – se meqenëse hoqëm burrin tend nga puna, ty do të mbajmë se ke fëmijë të vegjël”, – më shkruajti një zonje, nje nga 52 të shkarkuarit nga administra e Bashkisë së Gjirokastrës, dhe, sakaq më dërgoi një kopje të njoftimit për ndëprerjen të marrëdhënieve të punës qe e gjeni ne foton shoqeruese.
Më tej ajo vazhdon: “- Nuk më vjen keq që humba vendin e punës, por mënyra se si kryebashkiaku i emëruar, Flamur Golemi, së bashku me stafin e tij të ngushtë politik, e trajton administratën publike ai qënie pa vlerë.”

Ndersa nje tjeter zonje e shkarkuar edhe ajo ne te njejten kohe me te tjeret, me shkruan:

“-Personalisht nuk më vjen keq për veten, sepse unë jam një nënë e re dhe e arsimuar. Jetën e kam përpara, por më beso, Golemi është një qënie jashtëtokësore. Ai ndien një kënaqësi shpirtërore kur shikon të tjerët të vuajnë. Ai ka nevojë të vizitohet tek doktori, sepse vetëm një person si Golemi mund ta ndërmarre një veprim të tillë në nj situate te jashtezakonshme si kjo e tanishmja kur te gjithe vuajme pasojat e virusit Covid-19”

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Pavlefshmëria e një akti normativ dhe injoranca juridike e hartuesve të tij
Next post Shqiptari në Itali: Erdha këtu i uritur në ’98-ën, sot dua të dhuroj bukë për njerëzit në nevojë