“Po bën si Enveri”, Rama ia kthen të riut: Rri brenda e laj duart, mund të bëhesh COVID i shtëpisë!

Read Time:1 Minute, 44 Second

Kryeministri Edi Rama në një lidhje live nga ‘Facebook’ iu ka kthyer përgjigje disa qytetarëve, të cilët tashmë ndodhen në izolim për shkak të situatës me COVID-19.

Teksa një i ri i shkruante se po bënte si diktatori Enver Hoxha në këto momente, Rama i është përgjigjur, duke i sugjeruar që ai të rrinte brenda dhe të lante duart e të hapte dritaret.

“O Ervin e ke njohur Enverin ti apo ta ka treguar baba. Pse u bëra si Enveri?! Se po të mbroj ty. Se me këtë mendje që ke mund të hedhësh në erë dhe familjen, mund të bëhesh COVID i shtëpisë. Rri në shtëpi, la duart, hap dritaren. Jepu prindërve mbrapsht atë që kanë bërë me ty e mos u merr me këto broçkulla.”, pohoi Rama.

Ndërkohë, një tjetër qytetar e pyet Ramën se ku e çoi qeveria fondin prej 4 milionë eurosh që akordoi BE, ndërkohë që ky i fundit nuk i kurse ironitë. Kryeministri theksoi se Europa nuk i sjell me valixhe paratë, por i jep pjesë-pjesë.

“Po se Europa i sjell me valixhe këtu dhe i marrin ne pastaj! Europa dha një fond, por kurrë nuk jep fonde nga këto gjera që synojnë këta dhe thonë. Ata thonë se do rimbursojnë me pjesë deri në mars. Nuk ka ardhur pjesa e parë. Mos harroni tërmetin, dhe ato 1.1 mld që mblodhëm. Ishte një kohë e vështirë, por kishte një rrugë të lehtë. Unë botën përmbys do e ktheje, dhe gjithçka që bëhet do ta bëj. Por mos kërkoni që të bëjë diçka që nuk bëhet. Lufta vjen për të na marrë sa më shumë. Në luftë nuk mendohet se kur do të martohem, por se si do të mbijetojmë sot. 28 mijë njerëz janë vrarë në këtë vend, me një luftë tjetër, në luftën e Dytë Botërore. Popullin respektoheni, dhe mos e quani dele. Ju jeni disa individë, dhe jo populli. Forca dhe kurajo, pasi jeta e të gjithëve është e çmuar. Ju shani sa të doni, unë nuk ju lë të vdisni nga budallallëku.”, tha Rama.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post LAJM I FUNDIT/ Arrestimi i drejtorit Eduart Struga, vartësit të tij dhe biznesmenit, reagon zyrtarisht SPAK
Next post Rama nxit konflikte sociale: Ata që punojnë në të zezë që të denoncojnë pronarin që të marrin pagën e luftës