Kryebashkiaku gjerman tregon se u infektua qëllimisht me koronavirus

Read Time:46 Second

Kreu i një bashkie të vogël në Gjermani i habiti të gjithë me deklaratën e tij në mediat lokale, se u infektua qëllimisht me koronavirus nga partnerja e tij, për të krijuar imunitet, por shton se virusi ishte më keq nga sa e kishte menduar.

Stephan von Dassel, drejtuesi i bashkisë së Mitte, tha për televizionit RBB se e shikonte infektimin me koronavirus si një “kontribut”, përballë qëllimit final për uljen e kurbës dhe shton se sëmundja ishte më e vështirë dhe e mundimshme nga sa ai mendonte.

“Qëndrova sëmurë më gjatë. U infektova pothuajse qëllimisht për të krijuar imunitet dhe mendoja se do të qëndroja në shtrat për tre ditë e më pas do të isha imun. Por ishte shumë më keq nga sa e kisha imagjinuar”, u shpreh Dassel.

Ai shtoi se do të respektojë urdhrat e autoriteteve shëndetësore dhe se do të qëndrojë në shtëpi deri sa të jetë shëruar plotësisht.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Ish-ministri i Shëndetësisë Beqaj sqaron se kur do të nisë rënia e infektimeve
Next post Qyteti që po kalon apokalipsin nga koronavirusi, trupat e vdekur lihen buzë rruge. Djali me kufomën e babait tri ditë në shtëpi: Na ndihmoni, po na lënë të vdesim