Rama tregon ç’përmbajnë pakot e ushqimeve që po ndahen nga qeveria

Read Time:1 Minute, 1 Second

Gjatë komunikimit në Facebook me qytetarët, kryeministri Rama ka folur edhe për pakot që po ndahen nga qeveria, fillimisht në banorët që jetojnë në cadra, pasi banesat e tyre u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit.

Teksa ka treguar përmbajtjen e pakove, Rama ka thënë se nëse shqiptarëve iu duken pak këto që po ju con, atëherë nuk i kanë sytë gati për të parë.

“Pakoja përmban, 4 kg makarona, 5 kg oriz, 2 litra vaj, 2 kg sheqer, 1 kg kripë, salcë, 4 kg fasule, 25 kg miell për një muaj, detergjent dhe 5 copë sapunë dhe është për dy javë dhe jo për deri në fund dhe jo për të larë gojën. Kjo pako deri përpara dje dhe pardje se kam humbur numërimin e ditëve, ka shkuar në familjet që jetojnë në çadër. Nuk kanë të gjitha bashkitë pako, sikur i kanë rezervat e shtetit, kutitë të gjitha të organizuara. Nëse këto ju duken të pamjaftueshme për të mbajtur frymën gjallë atëherë ose nuk i keni sytë gati për të parë të vërtetën dhe realitetin ose pastaj gabimisht mendoni se kjo është një kohë për të ngrënë dhe për të pirë e për të cuar mesazhe, por nuk është kështu”, tha Rama.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Vdesin 766 persona në Itali nga COVID-19, shkon në 14,681 numri total i viktimave
Next post Gjigandja italiane “shuplakë të fortë” Ramës: I aftë të shfrytëzojë dobësitë e gazetarisë italiane