Dokumenti/ Donika Prela shkel ligjin, zbulohet shkresa për prokurorët e çështjes “Toyota Yaris”
Drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela urdhëron prokurorët e dosjes së bujshme të njohur si “Toyota Yaris” të dërgojnë çështjen për gjykim në gjykatë.
Gazetarja Klodiana Lala, ka siguruar për ‘News24’ e ‘BalkanWeb’ shkresën me firmë e vulë të prokurores Donika Prela, drejtuar prokurorëve Doloreza Musabelliu dhe Ened Nakuçi.
Përmes shkresës së protokolluar e cila mban datën 11 shtator, Donika Prela në shkelje të ligjit udhëzon prokurorët e çështjes “Toyta Yaris” të bëjnë komunikimin e akuzave dhe njoftimin e përfundimit të hetimeve për të pandehurit për të cilët është ngritur akuza më datë 5 shtator 2019.
“Prokurorët e ngarkuar me hetimin të kryejnë veprimet si edhe të marrin masa për dërgimin e cështjes për gjykim përpara datës 24/09/2019, datë në të cilën përfundon afati tërësor i paraburgimit në hetim për katër të pandehurit” -thuhet në shkresën e drejtueses së Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
Me Shume
Plagosja e inspektorit të IMT, Veliaj: Dënim maksimal për kriminelin që ngriti dorën ndaj punonjësve të shtetit
Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj ka reaguar pas ngjarjes së rëndë sot në Tiranë ku një punonjës i IMT u...
Manjani: Deri në fund të shtatorit opozita duhet të ketë gati kandidatët për zgjedhjet lokale
Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani komentoi në edicionin e pasdites në Syri Tv aksionin opozitar dhe aksionin anti-opozitar të qeverisë....
I përfshirë në trafik droge me Habilajt, arrestohet ish-shefi i Policisë.
Sokol Bode, ish-shefi i Policisë së Dhërmiut është arrestuar këtë mbrëmje në Berat dhe po dërgohet drejt Tiranës. Ai është...
Inceneratorët/ Malltezi: SPAK ka frikë të hetojë! Përgjegjës janë Rama me Agaçin dhe Ahmetajn
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Jamarbër Malltezi, komentoi në edicionin e pasdites në Syri Tv aferën korruptive të inceneratorëve....
Jemi te shtypur, liria nuk dhurohet vullnetarisht
Nga Ylli Dylgjeri. Shqiptaret sot jane me te shtypur se kurre me parene keto 30 vite. Liria eshte dhunuar nga...
STRATEGJIA E PUTINIT PËR TË SHMANGUR SAKSIONET EKONOMIKE DHE DËMTUAR MË TEJ EKONOMINË E EUROPËS.
Është e qartë për të gjithë se motori i zhvillimit të ekonomisë në çdo komb ndër të tjera është edhe...