Home Aktualitet U infektua me koronavirus/ Drejtori i Urgjencës flet për gjendjen e tij shëndetësore nga karantina: Shpresoj që përgjigja e tamponit të dalë…

U infektua me koronavirus/ Drejtori i Urgjencës flet për gjendjen e tij shëndetësore nga karantina: Shpresoj që përgjigja e tamponit të dalë…

nga Editor

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, që u infektua nga Covid 19, njofton se është në gjendje të mirë shëndetësore.

Me një shënim në facebook, Brataj shprehet se është gati për të rifilluar punën, por se më parë është në pritje të testit, për të konfirmuar se e ka fituar luftën me koronavirusin.

Unë mendoj se ja dola falë mbështetjes tuaj, terapisë, dëshirës dhe vullnetit që kam për ta mposhtur COVID-19. Gati, për të rifilluar përsëri betejën me këtë armik të padukshëm, por që tani e njohim më shumë se një muaj më parë, kur u paraqit para nesh”, shkruan mes të tjerash Brataj.

Postimi i plotë:

Përshëndetje
Një falenderim të gjithë JUVE, që asnjëherë nuk më keni lënë vetëm në këto ditë të sëmundjes, izolimit dhe karantinës. E di që nuk kam mundur t’ju përgjigjem dot të gjitha mesazheve tuaja sepse janë të shumta, prandaj ju falenderoj dhe ju vë në dijeni se gjendja ime shëndetësore është më e mirë dhe shpresoj të jetë negative prova e tamponit. Unë mendoj se ja dola falë mbështetjes tuaj, terapisë, dëshirës dhe vullnetit që kam për ta mposhtur COVID-19.
GATI, për të rifilluar përsëri betejën me këtë armik të padukshëm, por që tani e njohim më shumë se një muaj më parë, kur u paraqit para nesh.
Nëse ka pasur shprehje që nuk e kam duruar që kur jam kthyer, është shprehja e famshme: NUK BËHET,
pa e ditur për çfarë problemi flitet, për çfarë pune, pa e pasur idenë ose kompetencat profesionale! Duke ju përveshur punës, ne krijuam një shërbim të pazëvendësueshëm, siç është ai i urgjencës, të cilin shumë prej jush e kanë provuar në këto tre vitet e fundit.
NUK KA GJË QË NUK BËHET, luftë që nuk fitohet, por duhet shumë shumë punë, shumë shumë durim, shumë shumë bashkëpunim dhe mirëkuptim nga të gjithë.
Dr. Skënder Brataj

Lajme te ngjashme