Home Aktualitet Vlorë, qytetarja dhuron respiratorin për pacientët me COVID-19

Vlorë, qytetarja dhuron respiratorin për pacientët me COVID-19

nga Editor

Një qytetare ka dhuruar një respirator për spitalin rajonal të Vlorës. Respiratori ishte blerë disa vite më parë nga familja për djalin e sëmurë, i cili fatkeqësisht humbi jetën disa kohë më parë në Itali.

Tashmë zonja e vetmuar, Dinore Idrizaj, ka kryer gjestin human duke i dhuruar respiratorin e pa përdorur, spitalit të qytetit të saj, shkruan A2.

Spitali rajonal i Vlorës respiratorin e dhuruar do ta përdorë tashmë për të gjitha familjet që do të kenë nevojë, specifikisht në këto momente për të gjithë individët e prekur me COVID-19.

Respiratori, i cili në treg ka një kosto të madhe prej 20 mijë eurosh, do të montohet në mjete të lëvizshme për të shkuar sa më pranë individëve qe do kenë probleme me frymëmarrjen në banesat e tyre.

Lajme te ngjashme