Tabaku i përgjigjet Veliajt dhe Ramës: Keni kopjuar keq propozimet

Read Time:4 Minute, 28 Second

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku i është përgjigjur si kryeministrit Edi Rama, ashtu edhe kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt.

Tabaku thotë se qeveria dhe autoritetet duhet të dalin në punë pasi u fshehën për 3 javë dhe mos merren me propagandë dhe fyerjet ndaj opozitës.

Përgjigja e Tabakut për Ramën dhe Veliajn:

“Nuk e bëj dot aktoren, se Veliaj e ka zanat këtë. Mendoja se po shkonte të shihte tenderat e betonizimit por ka gjetur kohë dhe të më dëgjojë. Unë nuk kam mllefin e tij. Ne monitorojmë situatën prej 3 muajsh dhe ka propozime të kopjuara keq. Në krye të punës mos bëjë propagandë por të ndihmojë qytetarët.

Rama mos t’i rriste qytetarëve tarifa dhe taksa, ujin dhe dritat. Veliaj mos 10- fishonte taksat për bizneset në Tiranë, të përpiqej të ndihmonte bizneset ndër vite. Nuk kanë nevojë pensionistët sot për shishe vaj por për mbështetje reale. Tirana ka më shumë mundësi. Koha për të ndihmuar shqiptarët dhe pa menduar për xhepat. Krahasoni çfarë rezultate arriti qeveria e PD dhe çfarë solli kjo. Mos harxho kohë kot me sulme, propagandë e mllefe. Dilni në punë se keni 3 javë që u fshehët dhe kur ne po drejtonim propozimet më vjen mirë që vonë arritët të na ndiqnit. Më vjen mirë që i merrni dhe i përdorni për njerëzit në nevojë.

Sa kohë ka qeveria që merret me reagimet tona. Le të ngrenë sytë dhe të shohin Kosovën. Çfarë propozimesh dhe vendimesh bën. 50% subvencione për biznesin. Në jetën time politike nuk jam përpjekur të sulmoj askënd por kam ndërtuar argumente. Kryeministrit i them gëzuar 11 vjetorin e Shqipërisë në NATO se të ishte për asnjë nuk do kishte asgjë. Të marrë edhe masat për buxhetin, të shohë ku mund të marrë fonde. Duhet që sot besoj për interesin e 3 milionë shqiptarëve është dita që Rama të jetë me ta dhe të ndihmojë. Sa i përket thyerjeve dhe sharjeve le të merret me mua dhe me opozitarë që bëjnë propzime le të merren sa të duan, populli për mua janë shqiptarët. Kjo gjuhë vjen ngaqë nuk heqin dorë nga kontratat koncesionare. Të mendojnë për interesin e tyre. Jemi gati të ofrojmë konsulencën tonë. Le ta lenë baltën për një ditë tjetër. Le të angazhojnë çdo burim të mundshëm në buxhetin e shtetit. T’i thërrasë arsyes dhe të ndihmojë bizneset, të rrisë konsumin dhe të japë likuiditetet në ekonomi. Të marrin shembullin e Kosovës dhe është shembulli më i mirë. Më vjen keq që nuk ulem dot në nivelin e fyerjeve të tij. Kam vetëm një kërkesë, sot të mendojmë për shqiptarët. Anulo koncesionet dhe jepja lekët shqiptarëve dhe bizneseve.”

Deklarata e Veliajt:

“Ne sot çojmë ndihma në më shumë adresa se PD ka votues. Është fyese kur dikush thotë që buxheti është i lodhur. Ne kemi trefishin e buxhetit që ishte në kohën e Bashës dhe Tabakut. Në ditën më të mirë të tyre Akoma nuk janë dhënë dëmshpërblimet e përmbytjes te Bregu i Lumit, shumë fatkeqësive të zjarreve, që ndodhën kur Basha ishte kryebashkiakët. O i takson Veliaj e Rama oligarkët sot, ose kjo nuk ka ndodhur kurrë. Në shtëpinë e oligarkëve jeton Lul Basha, jo unë e Rama. Thirrja ime sot për Bashën e të tjerët është “merrni një qese, një koli, një garuzhde, gatuani për atë që ka nevojë në lagjen tuaj, në zonën tuaj”.

Deklarata e Ramës:

🔴 “HONXHOBONXHOJA ËSHTË DIKUSH QË JO VETËM NUK NDRYSHON MENDIM PËRBALLË FAKTIT, PO NUK NDRYSHON AS ARGUMENT”, thotë një fjalë e mençur.

🔴 DHE MEQË KËTA H🔵NXH🔵B🔵NXHOT opopopozitarë VAZHDOJNË MERREN ME QEVERINË, SEPSE DUAN TË VRASIN ME NJË GUR DY ZOGJ, DUKE SYNUAR NGA NJË ANË TË NXISIN MLLEF E PËRÇARJE MES POPULLIT E QEVERISË QË PO LUFTOJNË SË BASHKU, E NGA ANA TJETËR SHKATËRRIMIN E ARKËS SË SHTETIT PËR TË NXITUR RRËMUJA MË PAS SI NË 97-ËN, JA SE KUSH TJETËR KA BËRË FIKS TË NJËJTËN GJË PËR QERATË:

🇩🇪GJERMANIA – Mospërmbushja e detyrimit kontraktor të pagimit të qerasë që rrjedh nga një kontratë qerasë, nuk përbën shkak për qeradhënësin të zgjidhë kontratën. Pamundësia e përmbushjes së detyrimit të pagesës së qerasë për periudhën 1 prill 2020 – 30 qershor 2020 lidhet me gjëndjen e shkatuar nga COVID -19. Ky parashikim nuk mund te interpretohet ne dëm të pronarit.

🇫🇷FRANCA – Nuk mund të ndëshkohen me penalitete financiare, kamatvonesa, dëmshpërblime, zbatimin e klauzolës së përfundimit të kontratës, apo zbatimin e çdo klauzole penale apo që aktivizon garancitë, për shkak të mospagimit të qerasë ose të tarifave të qerasë, lidhur me ambientet profesionale dhe tregtare, pavaresisht nga dispozitat kontraktuale dhe atyre të percaktuara nga kodi tregtar. Kjo dispozitë zbatohet mbi qeratë, pagesa e të cilave duhej bërë nga 12 marsi 2020 deri në një afat prej 2 muajsh nga data e përfundimit të gjendjes së urgjencës shëndetësore.

🔴 E PRA BAL🔵NA TABAKE QË NE QUAJMË GABIMISHT OPOZITË, TA HARROJË SE I BËN DOT SHQIPËRISË ATË QË AS ARMIKU I PADUKSHËM NUK KA PËR T’IA BËRË DOT, SEPSE KOHA KUR KY VEND U KATANDIS NË BAL🔵NË TAUKE NGA KËTA H🔵NXH🔵B🔵NXH🔵 KA VDEKUR DHE NUK KTHEHET MË!

*shumë shpejt do ju informoj për aktet zbatuese të AKTIT NORMATIV mbi qeratë dhe njerëzit më në hall do të shohin edhe më qartë, se unë dhe kjo qeveri, jemi ME TA dhe PËR TA #derinëfund 

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post SHBA, shënohet numër rekord të infektuarish nga koronavirusi, mbi 245 mijë persona
Next post Virusi që ka futur në reanimacion demokracinë shqiptare