Home Aktualitet “Boll me fyerje dhe sulme ordinere”, Basha – Ramës: Sharjet ndaj opozitës tregojnë se kryeministri nervoz nuk ka ide dhe plan masash për emergjencën

“Boll me fyerje dhe sulme ordinere”, Basha – Ramës: Sharjet ndaj opozitës tregojnë se kryeministri nervoz nuk ka ide dhe plan masash për emergjencën

nga Editor

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është kundërpërgjigjur sulmeve të kryeministrit Edi Rama pas propozimit të opozitës qe qeveria të subvencionojë qiratë dhe pagesat e qytetarëve dhe bizneseve në nevojë.

Basha i ka kërkuar Ramës që ndali sulmet ndaj opozitës, pasi ato nuk mbushin barkun e shqiptarëve, ndërsa ka treguar se sharjet e tij janë tregues se kryeministri nervoz nuk ka as ide dhe as plan masash për emergjencën.

Basha bën thirrje qeverisë për anulimin me njëherë të koncesioneve, të rialokojë buxhetin dhe të shtojë pa vonesë fondet e emergjencës në ndihmë të shëndetit dhe njerëzve dhe bizneseve në nevojë, sepse koha nuk pret.

Deklarate e Kryetarit te PD, Lulzim Basha

Për t’ju ardhur në ndihmë njerëzve, kemi kërkuar që qeveria të subvencionojë qiratë dhe pagesat e qytetarëve dhe bizneseve në nevojë, ashtu si kanë bërë shumë vende duke nisur me Kosovën. Boll me fyerje dhe sulme ordinere: ato nuk i mbushin xhepat dhe tryezat bosh të shqiptarëve.

‪Fyerjet dhe sharjet ndaj opozitës tregojnë se kryeministri nervoz nuk ka as ide dhe as plan masash për emergjencën. Cfarë thotë në drekë, e ndryshon në darkë! Ai sot po tregon se nuk ka hallin e shqiptarëve por ka vetëm merakun e oligarkëve.

‪Qeveria të anullojë MENJËHERË koncesionet, të rialokojë buxhetin dhe të shtojë pa vonesë fondet e emergjencës në ndihmë të shëndetit dhe njerëzve dhe bizneseve në nevojë. Koha nuk pret!

Lajme te ngjashme