Tri femra kalojnë ilegalisht kufirin Shqipëri-Kosovë, i fusin prapë në karantinë

Read Time:37 Second

Tri femra kosovare kanë tentuar më 1 prill ora 23:00 të kalojnë ilaglisht kufirin Shqipëri-Kosovë më këmbë, tek vendi i quajtur Foleja e Shqiponjave,  duke thyer karantinën. Por, ato janë parë nga patrulla e Policisë së Kosovës.

“Afër PKK Vërmicë, 1.04.2020 – ora 23:00. Gjatë patrullimit njësiti policor ka hasur dhe ndaluar tre persona të gjinisë femërore kosovare duke kaluar ilegalisht kufirin nga territori i R. së Shqipërisë për në R. e Kosovës afër vendit të quajtur foleja e Shqiponjave”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia kosovare i ka bërë kontroll mjekësor, me rekomandim të prokurorit ka nisur hetimin dhe pas gjithë procedurave, ato janë dërguar në karantinë përsëri. Policia nuk ka dhënë hollësi të tjera për to.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Tafaj: Nuk ka asnjë ndihmë për personat me aftësi të kufizuara, rrezikojnë të mbeten pa ushqime ata që…
Next post Voltana Ademi letër Xhaçkës për pakot e ndihmave: 3 pyetje që kërkojnë përgjigje