Home Aktualitet Merkel lë karantinën/ BILD: Tani një mandat i pestë?

Merkel lë karantinën/ BILD: Tani një mandat i pestë?

nga Editor

Kancelarja gjermane, Angela Merkel doli në zyrë pas dy javësh izolim në karantinë për shkak se takoi një person të infektuar me koronavirus. Kancelarja 65-vjeçare u vetizolua për dy javë, por vazhdoi të drejtonte vendin në ditë të vështira.

Menaxhimi i krizës mund t’i ketë rritur pikët në planin politik, pasi mbi 70 përqind e gjermanëve thonë se kriza po menaxhohet mirë.

Gazeta më e madhe, BILD, del sot me një shkrim mbi një mandat të pestë nga Merkel.

Vetë ajo e ka mohuar se do të vazhdojë përtej një mandati të katërt. Në fakt, kohët e fundit partia e saj dukej në krizë dhe rezultatet zgjedhore vendore ishin depresive. Kancelarja shfaqi probleme shëndetësore para disa kohësh dhe u mendua se ylli i saj politik është shuar.

Por pas 5267 ditësh në detyrë, BILD thotë se skenari i një mandati të pestë nuk është jashtë loje. Edhe kritikët më të zellshëm të saj thonë se Merkel po e menaxhon mirë krizën e koronavirusit.

Por nga ana tjetër, historia nuk është kaq rozë. Një krizë e fuqishme ekonomike në Europë kërcënon që të trazojë jo pak kancelarin Merkel. Madje nëse gjërat komplikohen, kancelarja mund të largohet para kohe nga detyra.

Në çdo rast, gazeta mendon se e ka gjetur se kush do jetë pasuesi i saj. Ai është kryeministri i Bavarisë, Markus Soeder, që thuhet se po bën një punë të mirë në menaxhimin e situatës së koronës. Problemi është se pavarësisht se kuotat e tij janë shumë të larta, vetë Soeder thotë se nuk kërkon të garojë për kancelar.

Lajme te ngjashme