Basha: Paketa financiare të zgjerohet! Urgjentisht të bëhet testimi masiv…

Read Time:1 Minute, 25 Second

Kreu i PD, Lulzim Basha në një intervistë ekskluzive për RTV Ora kërkon nga qeveria zgjerimin e paketës fillestare të ndihmës ekonomike.

Sipas Bashës njerëzit kanë nevojë për financa, ndaj kërkoi që qeveria të anulojë kontratat koncesionare dhe këto para ti kalojnë qytetarëve.

“Paketa fillestare duhet të zgjerohet dhe e dyta mos të mbetet në letër. Njerëzit kanë nevojë për këto financa.  Zgjidhja është të ndërpresë cdo financim tjetër”, tha Basha.

Kryetari I PD-së bëri thirrje për marrjen e masave urgjente për testimin masiv si parakushti për të ngadalësuar përhapjen e mëtejshme dhe aggresive të virusit.

Në një intervistë për TV Ora, Basha kërkon që testimi në Shqipëri të jetë prioritet sic është në Maqedeni.

“Ne jemi tek gjysma e testeve të Maqedonisë. Testimi, testimi, nuk është vënë kot theksi sepse e gjithë  sakrifika për të qëndruar në shtëpi dhe të izoluar mund të na shkojë kot nëse nuk arrijmë të identifikojmë të gjithë ata që janë prekur apo infektuar bartës të virusit dhe nuk ka rrugë tjetër.

Mungesa e testimit masivi po penalizon të gjithë shqiptarët. Kërkesa nr 1 që kam sot është urgjentisht të merren masa për të shtrirë testimin masivisht. Të bëhet mobilizimi I të gjithë resurseve. Ata më të rrezikuarit, personeli mjekësor, personeli I forcave të armatosura, forcave të rendit, personeli I shërbimit administrative, dhe punonjës të ndërmarrjeve private që janë në kontkat me njerëzit ti nënshtrohen testimit.

Do të sillte izolimin dhe përpjekjen për të prerë zinxhirin e infektimit. Nëse ne qëndrojmë në shtëpi është gjysma e punës, nëse të infektuarit nuk izolohen dhe brenda familjes apo në rastet kur kanë nevojë për ndihmë mjekësore nuk mjekohen kjo sakrificë shkon dëm.” – tha Lulzim Basha.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Shënohet rasti i parë me koronavirus në burgjet e vendit…
Next post Il Giornale/ ‘Shqipëria e Ramës përtej solidaritetit: skandale, raporte të errëta, demokracia e mbetur pezull’