Home Aktualitet LAJM I FUNDIT/ “Ka shenja të Covid19, nuk i bëhet testi”, nëndrejtori i spitalit në Sarandë kërkon lirimin nga burgu: Ja sëmundja nga e cila vuaj

LAJM I FUNDIT/ “Ka shenja të Covid19, nuk i bëhet testi”, nëndrejtori i spitalit në Sarandë kërkon lirimin nga burgu: Ja sëmundja nga e cila vuaj

nga Editor

Nëndrejtori i Spitalit të Sarandës, Florenc Llanaj, është mes grupit të të arrestuarve në një operacion masiv të forcave speciale të policisë dje në Sarandë dhe disa qytete. Ai është vënë në pranga si pjesë e grupit kriminal që merrej me trafikun e drogës nga Shqipëria në Greqi.

Në ditën e sotme, nëpërmjet avokatit të tij Arbër Hoxha, i  është drejtuar Gjykatës së Posacme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupisonit, Tiranë, me objekt zëvendësimin e masës së sigurisë nga “Arrest në burg”, parashikuar nga Neni 238 i K. Pr. Penale, në “Arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i K. Pr. Penale, për shkak se dyshohet si i sëmurë me COVID 19 dhe mospërhapjen në ambjentet e IEVP-302, Mine Peza Tiranë.

Në një pjesë të kërkesës, i arrestuari Florenc Llanaj, arsyeton se: “I dyshuari Florenc LLANAJ vuan nga sëmundje e syrit, për të ciët vendos lente me kontakt, me qëllim që të mundësojë shikimin pothuajse normal të tij. Në situatën e krijuar nga Pandemia Globale e shkaktuar nga COVID 19, një nga format e transmetimit është dhe prekja e syve të kontaminuara nga Coronavirusi i ri.

I dyshuari që prej ditës së mërkurë, datë 01.04.2020 manifeston simptoma të qarta të COVID 19, sic janë dhimbje të fytit, tempëraturë 37.4 gradë celcius, diare dhe vështirësi të lehta në frymëmarrje.

Ai është ankuar disa herë në infermierinë e IEVP-302, Mine Peza, me qëllim që ti merret tamponi dhe ti bëhën analizat pranë ISHP, Tiranë, nëse është i sëmurë apo jon nga COVID 19, por këto kërkesa kanë rënë në vesh të shurdhët.

Në këto kushte e ndjejmë për obligim, jo vetëm ligjor por edhe qytetar që i drejtohemi Gjykatës me kërkesë për zëvendësimin e masës së sigurimit nga „arrest në burg“ në „arrest në shtëpi“, duke u karantinuar aty (në shtëpi) dhe duke shmangur kështu edhe një tragjedi të mundshme njerëzore në IEVP-302, Mine Peza apo më gjerë“.

Lajme te ngjashme