Home Aktualitet LAJM I FUNDIT/ Pa media dhe pa publik, caktohet data kur Saimir Tahiri do të dalë në Gjykatën e Apelit

LAJM I FUNDIT/ Pa media dhe pa publik, caktohet data kur Saimir Tahiri do të dalë në Gjykatën e Apelit

nga Editor

Gjykata e Apelit ka caktuar datën e seancës së rradhës për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, e cila do të zhvillohet pavarësisht situatës së krijuar nga koronavirusi.

Bëhet me dije se seanca e parë do të mbahet më 9 prill në orën 10:30 në Gjykatën e Apelit.

Kujtojmë se Gjykata e Krimeve të Rënda e shpalli fajtor ish-ministrin e Brendshëm, vetëm për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” dhe e dënuan me 3 vite shërbim prove por avokatët e tij e apeluan dhe tashmë çështja do të shqyrtohet nga Gjykata e Posaçme të Apelit.

Mësohet se seanca e datës 9 prill do të zhvillohet pa praninë e mediave dhe të publikut, kjo për shkak të situatës së krijuar prej pandemisë Covid-19 që deri më tani në vendin tonë ka shënuar 16 viktima, dhe 304 të infektuar.

Lajme te ngjashme