“Jepu mundësinë fukarenjve të mbijetojnë!”, Ilir Shaqiri ia çon në mendje Ramës: Merrua të pasurve

Read Time:1 Minute, 16 Second

Balerini i njohur shqiptar Ilir Shaqiri ka shkruar një mesazh publik drejtuar kryeministrit Edi Rama lidhur me paketën financiare për përballimin e situatës së koronavirusit.

Balerini i kërkon Ramës të mos lërë jashtë ndihmës ata që punojnë në të zezë. Për këtë kategori kryeministri u kërkon që të denoncojnë pronarin në të kundërt s’do të përfitojnë asgjë.

Jepu mundësine fukarejve të burgosur në shtëpi që të hanë e të mbijetojnë si gjithë të tjerët sepse njeriu më shpejt vdes nga uria sesa nga virusi” shkruan Ilir Shaqiri duke I kujtuar dhe shprehjen e lavdishme të Nënë Terezës “Po i gjykove njerëzit nuk do kesh kohë ti ndihmosh”.

“Çfarë faji kanë fëmijët që nëna dhe babai punojnë në të zeze duke mbajtur tulla e llac, duke larë e shplare?

Duhet urgjent dekreti 10% OLIGARK TAKSE per ata që kanë në llogarinë personale bankare 10.000 € e siper!!! MERRU TË PASURVE.

JEPU TË VARFËRVE!!! Duhet shpëtuar mbi të gjitha NJERIU sepse lufta per JETËN kundër virusit është e mundur vetëm me barkun plot, sepse koha e luftes do jetë e gjatë dhe sepse paslufta akoma më e gjatë”, shkruan më tej Iliri në mesazhin e tij drejtuar kryeministrit.

“Kemi prinder te moshuar ne duart e tua dhe te pamundur ti asistojme, prinder qe kane punuar 50 vjet per at vend duke lare me djerse e gjak token qe sot e gezojne oligarket. jepi popullit mundesine te te falenderojne per gjithe kohet qe do vijne per cfare bere dhe si e bere. respekt Ilir Shaqiri.”

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Qeveria po ua bën jetën ferr njerëzve/ Bozdo: Ka nxjerrë pengesa burokratike që vështirësojnë marrjen e pagesës…
Next post LAJM I FUNDIT/ Pa media dhe pa publik, caktohet data kur Saimir Tahiri do të dalë në Gjykatën e Apelit