Vdes 5-vjeçarja e infektuar me COVID-19 në Itali

Read Time:32 Second

Një vajzë 5-vjeçare me COVID-19 vdiq në spitalin në Vipiteno, në Tirolin e Jugut të Italisë. Vajza e vogël vuante nga patologji shumë serioze dhe kishte qenë nën trajtim për ca kohë.

Sipas portalit të lajmeve “Stol.it”, gjendja e saj u përkeqësua të mërkurën dhe vajza u shtrua në spital, ku vdiq të enjten.

Vajza është një nga tetë viktimat e virusit të regjistruara në orët e fundit në Tirolin e Jugut. Numri i përgjithshëm i vdekjeve nga COVID-19 rritet kështu në 128.

Të enjten, 45 raste të reja u shtuan, duke rritur numrin e njerëzve të infektuar në 1,443.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post ‘Nuk po vret koronavirusi, por kequshqyerja’, Ramadani tregon çfarë ndodh me genet tona
Next post “Shpërndarja e ndihmave sipas listave të votimit më 30 Qershor, krim politik’