Home Aktualitet COVID 2 “Shefqet Ndroqi” me 4 pacientë, transportohen sot 3 të tjerë nga Infektivi

COVID 2 “Shefqet Ndroqi” me 4 pacientë, transportohen sot 3 të tjerë nga Infektivi

nga Editor

Transportohen edhe 3 pacientë të tjerë nga spitali I Infektivit drejt COVID 2 “Shefqet Ndroqi”. Lajmi bëhet I ditur për “BalkanWeb” nga gazetari Erjon Skëndaj.

Kështu numri i personave të shtruar në këtë spital arrin në 4.

Kujtojmë që sot në këtë spital u vendosën edhe 5 respiratorë të rinj.

“5️⃣ respiratorë e rinj, pjesë e financimit të qeverisë shqiptare prej 54 respiratorësh që po plotësojnë kapacitetet e terapisë intensive, tashmë janë vendosur në punë në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ku nga mëngjesi i sotëm po trajtohen edhe 3 pacientë të spitalit infektiv të konfirmuar me #COVID19❗️

#Vijojmë forcimin e kapaciteteve⏩ qeveria vendosi dje financimin edhe të 50 respiratorëve të tjerë për situatën e emergjencës së shkaktuar nga #COVID19”,- tha ministrja Manastirliu në një status në Facebook.

Lajme te ngjashme