Koronavirusi/ Kreu i PE-së i përgjigjet apelit për ndihmë të Ballkanit Perëndimor. Ja çfarë thotë

Read Time:1 Minute, 27 Second

Kryetari i Parlamentit Evropian, David Sasoli në përgjigjen dhënë kryetarëve të Parlamenteve të vendeve nga Ballkani Perëndimor, thekson se BE është duke kërkuar zgjidhje të mira për të luftuar pandeminë COVID-19.

Si kryetar i Parlamentit Evropian, ju siguroj në mbështetjen time të plotë për gjetjen e zgjidhjeve më të mira që të mbroheni nga pasojat negative nga kjo krizë”, citon në përgjigje Sasoli.

Ballkani Perëndimor deklaron Sasoli është pjesë e familjes tonë evropiane dhe përcaktimi i tyre evropian është i sigurt.

“Plotësisht pajtohem kur thoni se të gjitha masat e ndërmarra në nivel evropian duhet t’i përfshijnë vendet dhe më së paku të mos shkaktojnë pasoja negative mbi angazhimet tona për t’u përballur me pandeminë COVID. Ju siguroj se BE tashmë është duke kërkuar mënyra për ta përfshirë rajonin tuaj në mekanizmat e veta”, thekson Sasoli.

Kryetarët e Parlamenteve të Ballkanit Perëndimorë më 25 mars dërguan apel për ndihmë në luftën kundër pandemisë me COVID- 19 deri tek kryetari i PE-së, David Sasoli dhe kryetarja e KE-së, Ursula von der Lejen.

“Jemi duke jetuar në kohë sfide të pa precedentë, të shkaktuar nga pandemia COVID-19. Problemet globale nuk mund të kenë vendime kombëtare dhe në shumë mënyra, kjo pandemi e Koronavirusit është test për solidaritetin tonë evropian. Institucionet e BE-së bënë mirë dhe e prezantuan një front unitar në propozimin e zgjidhjeve evropiane – zgjidhje të bazuara në solidaritet dhe të cilat synojnë që të mos i lënë pas vetes vendet më të prekura. Miqtë e mirë e dëshmojnë dashurinë e tyre në fatkeqësi dhe jo vetëm në gëzim”, shkruan Sasoli në përgjigje.

“Nëse jemi të bashkuar, mund të dalim më të fuqishëm nga kriza”, thekson në përgjigje Sasoli.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post “5 respiratorë të rinj në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’”- Rama tregon edhe sa pritet të vijnë: Do forcojnë rezervën e kapaciteteve tona kundër COVID-19
Next post Më shumë se 50 mijë qytetarë aplikim për lejen 1 orëshe. Zbardhen porositë e Ardi Veliut për vartësit e tij