“5 respiratorë të rinj në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’”- Rama tregon edhe sa pritet të vijnë: Do forcojnë rezervën e kapaciteteve tona kundër COVID-19

Read Time:39 Second

Kryeministri Edi Rama në një postim në facebook ka treguar se në Shqipëri pritet të vijnë edhe 49 respiratorë të rinj, pas atyre pesë që erdhën ditën e djeshme.

respiratore 2
Rama thekson se 5 respiratorët janë pjesë e financimit të qeverisë shqiptare prej 54 respiratorësh të rinj që do të ndihmojnë në përballjen me COVID-19.
“5 respiratorët e tjerë, të mbërritur në spitalin universitar “shefqet ndroqi”, pjesë e financimit të qeverisë shqiptare prej 54 respiratorësh të rinj, që do të forcojnë rezervën e kapaciteteve tona për terapinë intensive në përballjen me covid-19
#forca ekipit”, shkruan Rama.
Aktualisht numri i të infektuarve në Shqipëri ka shkuar në 277, ndërsa ai i viktimave 16, por nga java e ardhshme kryeministri ka deklaruar se do të ketë lehtësim të masave kufizuese ‘me pikatore’.
Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Të dënuar për disa vepra penale, arrestohen tre të rinj në Berat. Policia jep detajet
Next post Koronavirusi/ Kreu i PE-së i përgjigjet apelit për ndihmë të Ballkanit Perëndimor. Ja çfarë thotë