Kosovë/ Një fshat i tërë në karantinë nga koronavirusi, policia 6 pika kontrolli për të ndaluar hyrje-daljet

Read Time:41 Second

Fshati Korishë në Kosovë është vendosur mbrëmë në karantinë për shkak të një rasti me koronavirus, burimi i infektimit të të cilit, nuk është zbuluar ende.

Mediat kosovare raportojnë sot se, në këtë fshat Policia është vendosur në gjashtë pika, duke bllokuar hyrjet dhe daljet në fshat me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit.

Fshati do të jenë në karantinë deri në një vendim tjetër, ndërsa në emisionin “Zyra e Ankesave” të RTV Dukagjinit u tha se hyrje-daljet janë bllokuar për në këtë fshat përveç atyre që kanë lejen e lëvizjes.

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka ka kërkuar nga qytetarët mirëkuptim dhe bashkëpunim për luftimin e koronavirusit.

“I ftoj të gjithë kontaktet e personit që të vetizolohen për dy javë dhe nëse kanë simptoma të telefonojnë në numrin 038 200 80 800”, ka thënë Haskuka.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Rama e nis mëngjesin me ditën e Qametit, citon profetin Muhamed: Nuk ka gjë, që peshon me shumë, në peshoren e besimtarit, sesa sjellja e mirë…
Next post ‘Nuk mund të ketë asnjë justifikim’, Carl Bildt flet hapur dhe bën apel të fortë: Të gjitha qeveritë duhet urgjentisht të…