Nga gjurmimi, te izolimi dhe puna në terren, Silva Bino flet për testimet: Kush ka dyshime, të punojë me epidemiologët në çdo shtëpi, sëmundja ka shumë të panjohura, por…

Read Time:3 Minute, 41 Second

Profesoresha Silva Bino, shefe e departamentit te Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik ne pergjigje te kritikave te bera per numer te vogel testimesh, ka sqaruar punen konkrete qe behet ne terren ne kete kohe shperthimi te koronavirusit.

Qe nga gjurmimi, te kontaktet, te izolomi dhe trajtimi i pacienteve.

“Shumë njerëz flasin për TESTIM, pa e ditur që ai lidhet me hetimin dhe gjurmimin epidemiologjik, pa e kryer kurrë atë dhe pa i ditur sfidat që TESTIMI paraqet.
GJURMIMI EPIDEMIOLOGJIK është themeli i çdo kontrolli të sëmundjeve infektive”- thote ajo, duke apeluar kedo qe ka dyshime, te bashkohet dhe te punoje bashke me epidemiologet ne terren.

Mesazhin e saj e ka bere publik ne rrjetin social Facebook Ministja e Shendetesise, Ogerta Manastirliu. 

Mesazhi nga prof Silva Bino

Shumë njerëz flasin për TESTIM, pa e ditur që ai lidhet me hetimin dhe gjurmimin epidemiologjik, pa e kryer kurrë atë dhe pa i ditur sfidat që TESTIMI paraqet.
GJURMIMI EPIDEMIOLOGJIK është themeli i çdo kontrolli të sëmundjeve infektive.

🔴Eshtë gjë e thjeshtë me fjalë e në letër, por nuk është dhe aq e kollajtë ta kryesh ashtu siç duhet në terren.
Shumica flasin pa e ditur çfarë është dhe si kryhet TESTIMI, sidomos në vende si yni.

🔴Për fat të mirë Shqipëria, ka një eksperiencë jo të vogël në këtë fushë. Ne kemi epidemiologë të terrenit, të cilët kohët e fundit janë pajisur edhe me aftësi të mira ANALITIKE, dhe e bëjnë këtë punë me një seriozitet shembullor.

🔴Shumë shpërthime lokale të COVID-19 janë zbuluar dhe frenuar falë punës skrupuloze dhe të pandalur, të EPIDEMIOLOGËVE tanë të terrenit. Nuk kemi pasur kohë, për shkak të shpejtësisë së ngjarjeve, që t’i paraqesim dhe përshkruajme, por do ta bëjmë këtë gjë, dhe jo vetëm në mediat tona, por edhe në artikuj e prezantime në botime ndërkombëtare.

Disa pika që mendoj se duhet të bëhen të qarta për publikun:
1. Qysh në Janar dhe fillim të Shkurtit, në Shqipëri janë GJURMUAR rastet dhe kontaktet e tyre, tek personat që ktheheshin nga Kina, apo që kishin lidhje me vendet e prekura atje.
2. Qysh në fillimet e Epidemisë në Itali, janë gjurmuar raste të dyshuara, tek persona që ktheheshin nga Italia, bashkë me kontaktet e tyre. Edhe në rastet kur pas testimit kanë rezultuar negativë, karantina për ta nuk është ndërprerë.
3. Më pas, u gjurmuan dhe po GJURMOHEN e TESTOHEN rastet dhe kontaktet e tyre jo vetëm të ngushta, por edhe ato të brezit të dytë, e deri të brezit të tretë. Megjithë vështirësitë që hasin epidemiologët tanë në terren, ne po punojmë çdo ditë, pa reshtur, pa u lodhur, pa u ankuar, shtëpi më shtëpi dhe rrugë më rrugë.
4. Çdo ditë, deri në orën 24.00 të natës apo deri dhe 02.00 të mëngjesit të ditës tjetër, bëhet bilanci i gjurmimeve, kontrolli i izolimeve dhe karantinës, dhe planifikohet çfarë do të kryhet të nesërmen, në bashkepunim me epidemiologët e ISHP.
5. Kush ka dyshime që kjo punë nuk është bërë, apo nuk po bëhet, është i/e lutur të vijë këtu dhe të punojë bashkë me ne dhe me epidemiologët tanë të terrenit, në çdo shtëpi. Për të kapur sa më herët rastet e dyshuara, por edhe ata që janë asimptomatikë. Ne i mirëpresim të gjithë, pasi kritikat më të mira janë ato që bëhen konkretisht dhe në terren, dhe jo ex-katedra, nga divani i shtëpisë apo ekrani i televizorit.
6. Sëmundja ka ende shumë të panjohura. Por vetëm duke analizuar të dhënat tona, dhe duke nxjerrë konkluzione prej tyre si dhe duke mësuar prej vendeve me eksperienca shumë më të mira se sa ne, do të mundemi të bëjmë veprimet e duhura në të ardhmen. Ne çdo ditë bëjmë analiza, korrigjojmë, përmirësojmë punën tonë. E bëjmë me durim, përballë çdo vështirësie.
7. Për ata që studiojnë sëmundjet infektive, ky është një shans i mirë, që të vijnë dhe të punojnë në terren. Sepse këtu, në shërbim të qytetarëve, vlerësohen dijet e mësuara dhe aplikohet EPIDEMIOLOGJIA e vërtetë.
8. Një falënderim për të gjithë ju që punoni e drejtoni çdo ditë punën në terren: Abikela, Rexhep, Linda, Moza, Nila, Mite, Marjeta, Merita, Goni, Adela, Sander, Moza, Shpëtim, Dhurata, Eris, Ervin, Denisa, Qazim, David, Arenc, Milto, Artan, Erleta, Jeta, Dashuri, Fatjon, Muharem, Irena, Enkela, Tetem, Luiza, Alma, Gledjon, Berti, Afrim, Urim dhe Zylfi, si dhe të gjitha skuadrave tuaja.

#🙏🏼Epidemiologëve

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Ishte shtruar në spital dhe merrte frymë me respirator, këngëtari i njohur vdes nga koronavirusi në moshën 52 vjeçare
Next post LAJM I FUNDIT/ Koronavirusi mbërrin në burgun e Rrogozhinës, infektohet një jurist, udhëtoi dhe me drejtorin në një makinë