Home Aktualitet Ishte shtruar në spital dhe merrte frymë me respirator, këngëtari i njohur vdes nga koronavirusi në moshën 52 vjeçare

Ishte shtruar në spital dhe merrte frymë me respirator, këngëtari i njohur vdes nga koronavirusi në moshën 52 vjeçare

nga Editor

Adam Schlesinger i grupit të popit “Fountains of Wayne” ka vdekur në moshën  52 vjeçare nga koronavirusi.

Këngëtari ndërroi jetë në një spital në New York, konfirmoi avokati i familjes së tij.

Ai po trajtohej për COVID-19 dhe merrte frymë me anë të një respiratori.

Këngëtari fitoi çmime Emmy dhe Grammy për punën e tij në kolonat zanore të filmave Crazy Ex Girlfriend dhe A Colbert Christmas.

“Shoku im i dashur Adam Schlesinger ka ndërruar jetë nga COVID-19,”– tha Chris Carrabba i grupit Dashboard Confessional.

Ndërsa më pas shtoi: “Duhet ta marrim seriozisht këtë. Njerëzit po sëmuren dhe po vdesin. Është e vështirë të qëndrosh mbyllur por jetët duhet të shpëtohen. Kujdesuni për njëri-tjetrin. U prehsh në paqe, miku im i dashur.”

Lajme te ngjashme