Home Aktualitet “Kemi menduar se vendin e bënin të pasurit, por jo, atë po e bëjnë njerëzit e zakonshëm”, Braçe feston ditëlindjen dhe reflekton thellë: Ka ardhur koha e ndryshimit!

“Kemi menduar se vendin e bënin të pasurit, por jo, atë po e bëjnë njerëzit e zakonshëm”, Braçe feston ditëlindjen dhe reflekton thellë: Ka ardhur koha e ndryshimit!

nga Editor

Ish-kryeministrit Erion Braçe i ka rastisur që ditëlindjën e 48 të tij ta festojë në një moment të keq për vendin, ku qindra njerëz janë prekur nga koronavirusi, dhe mijëra të tjerë kanë humbur vendet e tyre të punës.

E në një ditë reflektimesh, si ajo e ditëlindjes, Braçe ka zgjedhur të flasë për modelin ekonomik në vend, dhe për zhgënjimin që ka marrë nga biznesi i madh dhe të pasurit, që sipas tij në këto kohë kanë menduar vetëm për xhepat e tyre.

Numri 2 i qeverisë shprehet se ka ardhur koha që theksi të vendoset te punonjësit, ku çdokush duhet të ketë të deklaruar rrogën reale, dhe të ndihet mirë në vendin e tij të punës.

Postimi i plotë i Braçes:

NE JETE, TRE GJERA JANE TE SIGURTA; LINDJA, VDEKJA, NDRYSHIMI! MES TYRE KA DATE LINDJE, RUTINE, NDRYSHIMI E THYEN ATE! Nga prilli ne kete prill, tre ngjarje-mes tyre dy termete, nje pandemi e nje gjasme analize, me shtyjne te mendoj forte #NDRYSHIMIN; ne fakt me kane ndryshuar. Per ideologji e shoqni-klientelizem ne fakt, na kane shtyre te besojme se kete vend e mbajne #TePasurit; Poor, #TePasurit thirren me te shpejte #SHTETIN ne rastin me te pare, nderkohe vendit po i dalin zot njerezit e zakonshem; Punetoret e shendetesise, punetoret e pastrimit, punetoret e sigurise, punetoret e bujqesise e ushqimit, shoferet e shitesit eeeej, postieret, kashieret ne banka, gazetaret!

#TePasurit, pjesa me e privilegjuar nder ta-ata qe nuk punojne por arketojne, fitojne pa hesap si kontraktues, koncesionare, zoterues aksionesh, pasurish e qiradhenes te tyre, perhere ankues se ka pune por nuk ka punetore per punet e tyre, tani po cojne me dhune ne shtepi punetoret, pa i paguar, tamam ata qe i kane bere te pasur; I shtyjne ne shkelje te ligjit tek pagesa e papunesise se shtetit, thjesht per te mos prekur fare luksin, fitimet e akumuluara shumefish edhe nga favore fiskale sic ai i #dividentit. Ne nje shoqeri te padrejte, te pabarabarte, ana me e dhunuar nga #pabarazia-punetoret, po i dalin zot njerezve ne nevoje, asaj cik ekonomie qe nuk ka ndalur, shtetit dhe sherbimeve te tij!

I jam pa fund mirenjohes! Pa fund! Por nuk mjafton; DUHET TE NDRYSHOJME PUNEN! Ta sigurojme si e drejte themelore e njeriut, te rinjve, ta mbrojme si te tille me ligj e sigurime, ta mirepaguajme ndershmerisht, jo me cmimin e evazionit-duke nisur nga dyshemeja me e larte e pages minimale, ta lehtesojme e diversifikojme ne te mire te produktivitetit! 5 muajt e fundit deshmuan se informaliteti eshte sic ne bashkine e Qelalit, evazioni si ne zonen #Mbi140milone te Rrenit, disa qindra milione euro. Pabarazia e ardhur nga keta dy faktore eshte me e ndyra. DUHET TE RIKTHEJME SHPEJTE PUNESIMIN E FORTE, ME TE ARDHURA TE SIGURTA, NE RRITJE PREJ DYSHEMESE MINIMALE, TEK SHTRESA ME E GODITUR NGA PABARAZIA, PUNETORET! Si? DUKE DEMOKRATIZUAR EKONOMINE!

Lajme te ngjashme