Ndërhyrja e shtetit për qiratë, a rrezikojmë përplasje? Juristi Ledio Braho: Shteti duhet të garantojë dëmshpërblimin

Read Time:1 Minute, 4 Second

Juristi Ledio Braho në një lidhje me “AB News” ka komentuar vendimin e kryeministrit Rama për të falur qiratë. Braho theksoi se nuk është botuar asnjë Akt Normativ i cili parashikon një vendim të tillë.

Gjithashtu ai u shpreh se vendime të tilla kryeministri Rama i ka komunikuar në rrjetin social “Facebook” ku edhe i ka ndryshuar herë pas here.

“Nuk ka ndonjë akt normativ të botuar sot, është vetëm statusi në “Facebook” i cili vetë kryeminstri e ka përditësuar.

Edhe vetë Rama duket se ndryshon qasjen për atë se çfarë kërkon të rregullojë. Në kushtet kur tenton të drejta dhe detyrime që rregullohen nga Kodi Civil nuk mund të ndërhyjë qeveria.

Kjo situatë nuk mund të lihet thjesht në zgjidhjen e dy palëve, qiramarrësit dhe qiradhënësit. Duhet që të asistojë qiramarrësin ose qiradhënësin që ti garantohet pagesa e qerasë dhe që nuk do të nxirret nga shtëpia.

Ligji për Emergjencën, në nenin 41 parashikon që shteti të përgjigjet për dëmet që shkaktohen nga fatkeqësia. Nëse qiradhënësi do të ketë humbje, shteti duhet ti garantojë që pasi të mbyllet fatkeqësia do të dëmshpërblehet.

Këto janë marrëdhënie zixhir, ku përfshihet sistemi bankar, shteti dhe palë të tjera. Kjo situatë nuk mund të prishë zinxhirin se si ecën ekonomia”, tha më tej Braho./abcnews.al

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Edi Rama: Mediat të marrin kredi, shkurtimi i emisioneve komerciale nuk është problem i qeverisë
Next post 12 raste të reja me COVID-19/ Spahia: Kriminale neglizhenca për Shkodrën