Home Aktualitet Edi Rama: Mediat të marrin kredi, shkurtimi i emisioneve komerciale nuk është problem i qeverisë

Edi Rama: Mediat të marrin kredi, shkurtimi i emisioneve komerciale nuk është problem i qeverisë

nga Editor

Kryeministri Edi Rama, në një lidhje direkte për emisionin “Opinion”, deklaroi se nuk do të ketë një paketë për të ndihmuar mediat, gjatë krizës së Covid-19.

Rama tha se shkurtimi i emisioneve komerciale, nuk është një problem i qeverisë, ndaj media duhet të marrë kredi, ndyrshe e njohur si “garancia sovrane”.

“Mediat janë biznese të mëdha. Mediat të marrin kredi dhe të paguajnë punonjësit që kanë në shtëpi. Për sa i përket gazetarëve, kjo është temë tjetër. Kur flitet për shkurtim emisionesh komerciale, nuk është problem i qeverisë. Të gjithëve ju mirëkuptojmë hallin, por duhet të ndihmohen ata që janë në nevojë”, tha kryeministri.

Disa televizione kanë ndërprerë emisionet komerciale, për shkak se nuk ka fonde të mjaftueshme të cilat vijnë nga reklamat.

Lajme te ngjashme