“Mos tentoni të vini sepse…”- Kryeministri Rama i ashpër me shqiptarët që duan të kthehen. Flet edhe për pasaportat e skaduara

Read Time:57 Second

Kryeministri Edi Rama e bën të qartë se nuk do të ketë më riadhesime për shqiptarët jashtë vendit, duke theksuar se për Shqipërinë kjo është e papërballueshme.

I ftuar në “Opinion”, kreu i qeverisë foli edhe për skadimin e kartave të identitetit dhe pasaportave.

Rama: Mos kërkoni dhe mos tentoni të vini sepse kufiri është i mbyllur. Ne nuk jemi një vend që mund të përballojmë hapjen e kufijve dhe të mbledhim të gjitha bombat këtu ndërkohë që jemi duke iu afruar mesit të kësaj lufte. Ruani veten tuaj dhe familjet tuaja. Rrini atje ku rrini. Kanë bursat. Të ulen dhe të paguajnë.

Kjo histori që në momentin që lançuam një një mision për ata që ishin në pikën e hallin, mblidhen mijëra telefonat. Ne riatdhesuam 2 mijë persona. Serbia riatdhesoi 400 e ca mijë para masave dhe doli Presidenti i Serbisë dhe tha se jemi të dorëzuar sepse kemi hapur një gropë të madhe.

Patetat dhe pasaportat

Rama: Kartat e identitetit dhe pasaportat për shkak të luftës janë të vlefshme. Nëse duan të shkojnë edhe me patentë makine dhe tek bankat nuk do të kenë asnjë problem.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Edi Paloka: 10 oligarkët e Ramës me 120 milionë euro janë të vetmit që gëzojnë në krizë pa iu prekur asnjë qindarkë.
Next post Shtohet numri i të prekurve me koronavirus në qarkun e Shkodrës, dyshohen 12 raste të reja pozitivë