Home Aktualitet Numri i të prekurve nga koronavirusi kalon 1 milion njerëz, të vdekurit mbi 51 mijë. Ekspertët kanë dyshime për…

Numri i të prekurve nga koronavirusi kalon 1 milion njerëz, të vdekurit mbi 51 mijë. Ekspertët kanë dyshime për…

nga Editor

Sot bota ka mbi 1 milion njerëz të konfirmuar me Covid-19, duke shënuar për të dytë ditë radhazi një rritje shqetësuese prej rreth 100 mijë rastesh të reja në ditë, dhe këta janë ata që kanë mundur të bëjnë testin e tamponit.

Ekspertët besojnë se shifra është shumë herë më e lartë, përfshirë personat asimptomatikë, që janë më të rrezikshmit për përhapjen e sëmundjes.

Janë më shumë 51 mijë të vdekur në të gjithë botën, me shifrat shqetësuese më të mëdha në Europë, ku duket se disa vende janë pranë kulmit të shpërthimit, me shpresën se kurba e infeksionit do të nisë rënien pas kësaj. Është rritur edhe numri i të mbijetuarve nga koronavirusi i ri, tashmë shënohen më shumë se 210 mijë njerëz që e kapërcyen sëmundjen.

Janë prekur 199 vende dhe territore të përfshira në të dhënat e “worldometer”, por dhjetë vendet më të prekura mbeten SHBA, Italia, Spanja, Gjermania, Kina, Franca, Irani, Britania, Zvicra, Turqia dhe Belgjika.

SHBA është e para për infektimet nga SARS-CoV-2 me 235,747 raste në total, nga të cilat 20,744 infeksione të reja sot. Numri i vdekjeve është 5,624 me 522 rastet e fundit.

Italia ka tashmë 115,242 infeksione që nga nisja e pandemisë, me 4,668 raste të shtuara në 24 orëshin e fundit. Vendi me numrin më të madh të viktmave në botë shënon tani 13,915 humbje me 760 të vdekur të shtuar nga e mërkura në të enjte.

Edhe në Spanjë infektimi po përhapet shpejt me 110,238 raste në total, nga të cilat 6,120 ishin vetëm sot. Në këtë vend deri tani numri total i viktimave është 10,096 vetë me 709 trupa që i janë shtuar listës nga bilanci i sotëm.

Në Gjermani sot janë shtuar 6,434 raste të reja me 84,415 infeksione në total. Edhe pse e nisi me një ritëm të ngadaltë vdekshmërinë, vendi tani ka 1,090 të vdekur, nga të cilët 159 janë njoftuar vetëm sot. Shifra mbetet e ulët në krahasim me vendet e tjera europiane.

Kina ka 81,589 raste të deklaruara zyrtarisht gjithsej, me 35 infektime të njoftuara sot. Janë     3,318 të vdekur, nga të cilët 6 u shënuan në 24 orët e fundit

Franca vazhdon kufizimet me 59,105 infeksione në total, me 2,116 të shtuara vetëm sot dhe 4,503 të vdekur, përfshirë 471 viktimat e 24 orëve të fundit.

Edhe në Iran situate mbetet e rëndë me 50,468 raste të konfirmuara, 2,875 vetëm së fundmi dhe 3,160 viktima, me 124 të vdekur në 24 orë.

Mbretëria e Bashkuar ka tani 33,718 raste infeksionesh të konfirmuara, me 4,244 të shtuara  sot. Vendi sot ka shënuar numrin më të madh të viktimave në një ditë, 569, që e çuan totalin e vdekjeve në 2,921 vetë.

Zvicra vazhdon të raportojë raste me 18,827 gjithsej, nga të cilat 1,059 në 24 orë. Janë 536 të vdekur përfshirë 48 viktimat e 24 orëve të fundit.

Situata është e vështirë edhe në Turqi, me 18,135 infeksione të konfirmuara, 2,456 të shtuara vetëm sot dhe 356 të vdekur, nga të cilët 79 të raportuar në bilancin e fundit nga ky vend.

Belgjika ka hyrë në dhjetë vendet më të infektuara duke regjistruar 15,348 raste, 1,384 sot, dhe e ka numrin e të vdekurve 1,011, përfshirë 183 rastet e fundit.

Lajme te ngjashme