Mospagimi i qirave/ Rama lexon aktin normativ dhe jep sqarime: Ja kategoritë që përfitojnë

Read Time:1 Minute, 41 Second

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar se si do të funksionojë mospagimi i qirasë.

I ftuar në emisionin “Opinion”, ndërsa lexoi aktin normativ, kryeministri tha nga kjo do të përfitojnë tre kategori, përkatësisht: Të gjithë qiramarrësit individë, të cilët kanë kontratë qiraje përpara shpalljes së gjendjes së epidemisë dhe që kanë një kontratë pune, por e kanë pezulluar apo zgjidhur si pasojë e gjendjes së shkaktuar nga COVID-19, qiramrrësit studentët që janë larguar në rrethe dhe të gjithë sipërmarrësit me të ardhura deri në 140 mijë dollarë në vit.

Kryeministri theksoi se qiraja nuk do të paguhet për dy muaj, prill dhe maj, por detyrimet e prapambetura do të paguhen më vonë, në mënyrë proporcionale, sipas një dakordësimi mes qiramarrësit dhe qiradhënësit.

Para dua t’ju lexoj aktin normativ që besoj se i jep përgjigje një pjese të madh e të pyetjeve apo të shqetësimeve. “Të gjithë qiramarrësit individë, të cilët kanë kontratë qiraje, për banesë, përpara shpalljes së gjendjes së epidemisë dhe që kanë një kontratë pune por e kanë pezulluar apo zgjidhur si pasojë e gjendjes së shkaktuar nga COVID-19, nuk do ta paguajnë qiranë për 2 muaj, prill, maj 2020. Po ashtu edhe studentët që janë larguar në rrethe nuk do ta paguajnë për dy muaj, po kështu të gjithë sipërmarrësit me të ardhura deri në 140 mijë dollarë në vit, nuk do ta paguajnë qiranë për dy muaj, detyrimi  prapambetur do të paguhet nga qiramarrësi në mënyrë proporcionale dhe të dakordësuar me qiradhënësin pas muajoit maj të 2020. të gjithë qiramarrësit e përcaktuar në këtë pikë që kanë ankesa në lidhje me qiradhënësin do të drejtohen tek drejtoria e tatimeve dhe qiramarrësi do të ndëshkohet me gjobë”. Të gjithëve këtyre do t’ju mundësohet me hir apo me pahir që nuk do të paguajnë paratë për këto dy muaj dhe pas dy muajve, në mënyrë prporcionale do të fillojë të paguajë paratë e prapambetura. kjo mund të jetë më e shkurtër, por mund të jetë edhe më e gjatë”, tha Rama.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Nuk keni dokument qiradhënie? Rama shpjegon si do funksionojë: Për personat që këtë pagesë e kanë bazike për jetesën, do kemi…
Next post Numri i të prekurve nga koronavirusi kalon 1 milion njerëz, të vdekurit mbi 51 mijë. Ekspertët kanë dyshime për…