Home Aktualitet Nuk keni dokument qiradhënie? Rama shpjegon si do funksionojë: Për personat që këtë pagesë e kanë bazike për jetesën, do kemi…

Nuk keni dokument qiradhënie? Rama shpjegon si do funksionojë: Për personat që këtë pagesë e kanë bazike për jetesën, do kemi…

nga Editor

Qiratë nuk do të falen, por do të shlyhen pasi të mbarojë lufta. Kështu shpjegoi kryeministri Edi Rama aktin normativ për të rregulluar marrëdhënien e individëve dhe bizneseve, apo individë-individë.

Por jo të gjithë kanë dokumente për të justifikuar qiratë. Si do të ndodhë nëse individët nuk e kanë një të tillë për t’ja treguar shtetit?

Në një lidhje direkte me emisionin “Opinion”, kryeministri shpjegoi:

Marrëdhënia qiramarrës-qiradhënës nuk është marrëveshje strikte e përcaktuar, ka edhe më shtrëngim dore.

Mjafton personat që kanë njërën nga këto marrëveshje të jenë me qira të deklaruar që për këtë qira është paguar një detyrim dhe këta të gjithë përfitojnë”.

Por kush do e bëjë këtë rregullator, shteti?

Rama: Ne jemi gjendur në një përrua mesazhesh të qiramarrësve që janë në pamundësi absolute për të paguar qiratë e janë në hall më shumë nga të tjerët, të gjithë kanë sot një hall, 2, 5, ka edhe një grup që s’ka halle, por këta janë më në hall, e duke parë që ka një moskuptim nga një numër i caktuar qiradhënësish, edhe presione, që unë s’e kuptoj çfarë kërkojnë që në këto kushte kur njerëzit rrinë në shtëpi, unë se di çfarë përfitojnë këta të babëzitur që do i nxjerrin nga shtëpia, kur s’ka kandidat të tjerë për ta marrë me qira. Fola për disa të cilët bëjnë presione, jo për të gjithë, për qiradhënësit, ky akt nuk nënkupton favorizimin e qiramarrësit në dëm të qiradhënësit, nënkupton ndërhyjnë e domosdoshme shtetërore në kohë luftë për të rregulluar një marrëdhënie duke u dhënë mundësi atyre që janë më në hall se gjithë të tjerët, pensionistët, bizneset e vogla, ata që nuk shkojnë dot në punë edhe pse duan, se kompania e pronari i thotë që s’mund të vishRregullatori i cdo lufte është shteti”.

Ku do ankohet një person që nuk gjen gjuhën me qiradhënësin?

Rama: Aty është e përcaktuar që midis palëve bëhet një marrëveshje proporcionale për të shlyer detyrimin deri në fund të kontratës.

Tani, ka individë të cilët janë qiradhënës e që atë qira që marrin e kanë bazike, minimumin jetik.

Këta janë individë më vete e për këta do kemi përgjigje specifike se jo vetëm i konsiderojmë persona që duhen të sakrifikojnë për të tjerët por që duhen ndihmuar.

Ka dhe një pjesë tjetër që nuk punon fare, që këto ditë do i çojmë pagën e luftës. Për ata që do marrin pagën e luftës, e kam thënë që do kemi një paketë të dytë”.

Lajme te ngjashme