Nuk vuante nga asgjë, 48-vjeçarja humb jetën 1 javë pasi u prek nga koronavirusi. Lë pas dy vogëlushë. Motra deklaratë rrëqethëse

Read Time:1 Minute, 33 Second

Një 48-vjeçare, nënë e dy fëmijëve 6 vjeçarë, binjakë, ka humbur jetën pasi ishte prekur nga virusi i tmerrshëm, Covid-19.

26725706-0-image-m-21_1585834302408

Gruaja, e cila la jetim dy vogëlushë, nuk vuante nga asnjë sëmundje tjetër më parë. Familja e 48-vjeçares Caroline Saunbyc thotë se simptomat e saj u përkeqësuan dhe ajo nisi të kishte probleme me frymëmarrjen, duke e humbur shpejt betejën me infeksionin.
Ajo u nda nga jeta vetëm një javë pasi tregoi shenja të sëmundjes dhe la pas dy djemve binjakë Joseph dhe Elliot, dhe bashkëshortin e pikëlluar, Vic.
Motra e saj binjake, Sarah Jarvis ka folur në përpjekje për të inkurajuar të tjerët ta marrin seriozisht kërcënimin e koronavirusit dhe të marrin të gjitha masat e nevojshme paraprake.

“Caroline ishte plot jetë, mamaja dhe gruaja më e mahnitshme”, tha ajo.
Në një postim në Facebook, motra e Caroline shtoi: “Jetët tona janë shkatërruar përgjithmonë nga ky virus i tmerrshëm që njerëzit ende nuk po e marrin seriozisht sa duhet. Caroline ishte 48 vjeç, e aftë dhe e shëndetshme dhe ajo u mor nga ne në katër ditë. Kur do të fillojnë ta marrin këtë aq seriozisht sa duhet njerëzit? Ajo ishte thjesht personi besnik bujar më i sjellshëm, vetëmohues që do të takoje ndonjëherë. Ngushëllimi im i vetëm është të di që ajo i arriti qëllimet e saj më të mëdha në jetë duke përmbushur dashurinë e jetës së saj dhe duke pasur djemtë e saj të bukur”.

Familja Saunbyc duhet të qëndrojë në izolim për shkak të masave të sigurisë rreth virusit dhe nuk janë në gjendje të mbajnë zi me të afërmit e tjerë.
Ne nuk mund të kemi një ceremoni mortore për ta nderuar. Ky është realiteti që na pret dhe tani presim të shohim nëse burri i saj do të sëmuret. Ju lutem merreni këtë si një paralajmërim”./Daily Mail
Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post “Gazetarët janë në vijën e parë të raportimit, mediat s’mund të braktisen në këtë moment delikat”- Shoqata e Gazetarëve Europianë apel: Të hartohet paketë lehtësuese
Next post Presidenti Meta reagon për shqiptarët e bllokuar në kufi dhe kërkon me urgjencë që të…