Home Aktualitet Gjermani, 66 viktima në 24 orët e fundit nga koronavirusi, 997 të vdekur në total

Gjermani, 66 viktima në 24 orët e fundit nga koronavirusi, 997 të vdekur në total

nga Editor

Koronavirusi vazhdon të prodhojë viktima edhe në një nga shtetet më të mëdha europiane, në Gjermani.

Në shtetin gjerman, në 24 orët e fundit janë shënuar 66 viktima. Në total, në Gjermani regjistrohen 997 të vdekur nga virusi.

Po ashtu, në Gjermani deri më tani janë regjistruar 81 728 persona të infektuar me koronavirus.

Ndërsa, në 24 orët e fundit janë regjistruar të infektuar me virusin vdekjeprurës 3747 persona.

Lajme te ngjashme