“Çetë vulëhumburish”- Bardhi i përgjigjet Ramës: Të sakrifikojë milionat për oligarkët, jo bukën e shqiptarëve

Read Time:1 Minute, 32 Second

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i është përgjigjur Ramës

deklaratën e PD se akti normativ për të ndaluar pagesën e qirave nga personat e dëmtuar rëndë nga kriza e koronavirusit, është e rrezikshme.

Me një shënim në facebook, Bardhi shkruan se Rama u kërkon sakrificë vetëm të qytetarëve të zakonshëm, për të cilët thotë  se “nuk mund të mbajnë më gjatë barrën e taksës së korrupsionit”.

Përgjegjësia e Qeverisë është që barrën e pamundësisë së mijëra qytetarëve të mos ua kalojë mijëra qytetarëve të tjerë, që janë po në kushtet e mbijetesës.

Barra duhet t’u kalojë qeveritarëve të korruptuar dhe oligarkëve që hanë milionat e shqiptarëve!  Anullo koncesionet dhe PPP! Lëri fjalët boshe në facebook!”, shkruan mes të tjerash Bardhi.

Postimi i plotë:

Edi Rama u kërkon saktificë vetëm qytetarëve të zakonshëm. Qytetarët nuk mund të mbajnë më gjatë barrën e taksës së korrupsionit që qeveritarët kanë futur në xhep. Taksa e korrupsionit i ka marrë peng dhe i detyron të mos anullojnë koncesionet dhe PPP.

Në vend që të sulmojë opozitën që po qendron në krah të qytetarëve në nevojë:

  1. Edi Rama duhet të “sakrifikojë” 120 milion euro që ka parashikuar të japë për 12 koncesione dhe jo bukën e mijëra familjeve shqiptare.
  2. Edi Rama duhet të “sakrifikojë” 40 milion euro që ka parashikuar për shpenzimet operative të Qeverisë dhe jo të lërë fëmijë pa bukë.
  3. Edi Rama duhet të “sakrifikojë” 100 milion euro tendera luksi e të panevojshme dhe jo të fusë në borxh shqiptarët me njëri tjetrin.

Përgjegjësia e Qeverisë është që barrën e pamundësisë së mijëra qytetarëve të mos ua kalojë mijëra qytetarëve të tjerë, që janë po në kushtet e mbijetesës.

Barra duhet t’u kalojë qeveritarëve të korruptuar dhe oligarkëve që hanë milionat e shqiptarëve!  Anullo koncesionet dhe PPP! Lëri fjalët boshe në facebook!

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Shkon në 76 numri i të shëruarve nga koronavirusi, Manastirliu: 5 persona kanë lënë sot Spitalin Infektiv
Next post FOTO-LAJM/ Blinda nëpër rrugë, e ambulanca që shkojnë e vijnë në Spitalin Infektiv, Shqipëria në javën e tretë të karantinimit