Letra e Hervin Çulit, çfarë fshihet pas servilizmit të drejtorit të Teatrit Kombëtar ndaj Ramës…

Read Time:2 Minute, 48 Second

Sot mediat online kanë publikuar një letër të ndjerë, mjaft të ndjerë nga drejtori i Teatrit Kombëtar (se ku figuron Teatri Kombëtar !!) zotërisë Hervin Çuli drejtuar kryeministrit. M’u desh te çoj me nxitim deri në fund tekstin e stërgjatë, për një argument qesharak, për t’I parë kokën arsyes së letrës publike. Pse publike?

Së pari, letra ishte përunjëse, puthadore a thua se po I drejtohej ndonjë shpirti të vdekur për t’u ringjallur e sjellë ca fat. E kundërta e tipit të Çulit që është nevrik dhe jo aq I shtruar. Po, Hervini këtë mënyrë komunkimi ka me kryeministrin që e bëri drejtor pasi hodhi në rrugë aktorët, me projektin e kontratave për t’i hapur shteg projektit, planit të qeverisë për shembjen e godinës së TK-së.

Por që ta marrim vesh, me pak fjalë: letra kërkonte para nga kryeminsitri që aktorët e teatrit kombëtar të mbështeteshin në një nismë për të “punuar” online, që të mos mërziten shqiptarët në këto ditë karantine.  Deri këtu Hervini ka të drejtë, që secili të bëjë “detyrën” e tij; kush është mjek të mjekojë, kush është këngëtarë të këndojë virtualisht, kush është mësues të mësojë virtualisht, kush është aktor të luajë virtualisht…ndoshta kush është gomar të pëllasë si Hervini ynë virtualisht!!!

Teatri Kombëtar nuk ekziston më. Teatri Kombëtar sa kohë ka në krye, apo nxjerr krye Hervin Çuli nuk quhet më teatër, por rrumpalla që gatoi kryeministri me një të paaftë në krye të teatrit, që arriti të realizonte egon e tij, me lloj lloj intrigash e lëprije politike.

Hervin Çuli me atë letër bën sërish inekzistente një kauzë që tashme po sakrifikon prej dy vitesh, edhe në këto kushte kur ai shkarravit një letër përunjëse për kryeministrin, që më pas kryeministri të bëhet edhe “babai” I aktorëve, që shqiptarët të hutohen virtualisht në këtë kohë kur sosja për bukë, e ujë, është në prag.

Letra puthadorëse është një turp. Teatri Kombëtar I ka mbyllur dyert qysh kur e shkatërruan, hoqën e plaçkitën çdo gjë nga godina ekzistente për ta sheshuar me argumentin e shembjes.

Por Hervin Çuli s’ka turp. JO vetëm për rezistencën e pathyeshme të disa aktorëve e qytetarëve që u janë bashkuar prej gati dy vite e gjysëm, duke krijuar një situatë unike së paku në historinë shqiptare për rezistencën qytetare.

Por Hervin Çuli s’ka turp, edhe pse nuk ja kujton ndonjë se sot godina e Teatrit KOmbëtar, në emër të së cilës flet është e mbrojtur nga Europa Nostra, madje e renditur në vendin e parë si monument i rrezikuar. Me atë letër të turpshme, tjerr e tjerr,  me fjalë përunjëse e të neveritshme Hervin Çuli  nxit papërgjegjshmërinë si drejtues I një institucioni, të cilën I dha dorën për ta shembur. Por Çuli s’ka turp, siç nuk ka pasur ndonjëherë në jetën e tij, qoftë nga paaftësia ashtu dhe nga lëpira me politikën. Letra e Hervin Çuli duhet hedhur në kosh të plehrave, dhe ai duhet ta kuptojë cila është kriza reale e tij, jo vetëm ajo puthadorës së kryeministrit, por ajo e një njeriu të inkriminuar në zhdukjen e pasurisë kombëtare, trashëgimisë historike për të cilën një ditë edhe vetë Rama do japë llogari. Ajo letër në këtë kohë pandemie duhet konservuar për t’ja kujtuar të gjitha turpet këtij, Hervin Çulit. Së pari, kolegët e tij.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Twitter i jep goditje të fuqishme propagandës së Vuçiqit dhe partisë së tij
Next post Shkon në 76 numri i të shëruarve nga koronavirusi, Manastirliu: 5 persona kanë lënë sot Spitalin Infektiv