“Ndalohet kryerja e marrëdhënieve seksuale mes bashkëshortëve”, gazetari zbulon ”aktin normativ”: Masa vlen dhe për të dashuruarit

Read Time:1 Minute, 11 Second

Masat shtrënguese të marra nga ana e qeverisë Rama, shpeshherë të padëgjuara dhe të çuditshme, duket se jo në pak raste janë të pabazuara ligjërisht.

Njëjtë si postimet që Rama bën në rrjetet sociale, ku iu kërkon qytetarëve që të respektojnë masat, edhe gazetari Klodian Tomorri ka dhënë shembullin e një akti normativ, që mund të “miratohet” në ditët në vijim prej qeverisë

Në mënyrë ironike ai shprehet se akti normativ ndalon marrëdhëniet seksuale mes bashkëshortëve, ndërsa e njëjta masë vlen dhe për çiftet e të dashuruarve.

Postimi i Tomorrit: 

AKTI NORMATIV “MOS JA JEP”

🔴 ME AKTIN NORMATIV PER MASAT E VECANTA DO TE NDALOHET KRYERJA E MARREDHENIEVE SEKSUALE MES BASHKESHORTEVE TE REGJISTRUAR SI TE MARTUAR NE GJENDJEN CIVILE, QE KANE HUMBUR PUNEN PER SHKAK TE LUFTES.

KUSH BASHKEJETON DHE KA KETE HALL, MUND TE PERFITOJE DUKE DENONCUAR BASHKEJETUESIN.

KJO MASE MBESHTETESE VLEN EDHE PER TE DASHURUARIT.

🔴 BASHKESHORTI/BASHKESHORTJA DO TE NDALOHET TE KERKOJE MARREDHENIE SEKSUALE NGA PARTNERI TJETER, QE KA HUMBUR PUNEN OSE DO TE PENALIZOHEN ME GJOBE SA PESEFISHI I AKTIT TE KERKUAR.

🔴 PER CDO RAST PRESIONI NGA PARTNERI I MARTUAR, SUBJEKTET E DY KATEGORIVE TE MESIPERME, TE DREJTOHEN NE FAQEN ONLINE TE DREJTORISE SE TATIMEVE.

Kjo lufte kerkon medoemos qe kushdo ka nje mundesi me shume, te solidarizohet me fakte jo me fjale

Shpresojmë që ky status mos të lexohet nga kryeministri, pasi ku i dihet, mund ta marrë edhe seriozisht.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post “Vetëm 15 minuta pas nisjes u vra protestuesi i parë, telefonata që i tregoi ish ministrit Gramoz Ruçi ç’po ndodhte”. Detaje nga 2 prilli i vitit 1991
Next post Twitter i jep goditje të fuqishme propagandës së Vuçiqit dhe partisë së tij