Nuk do paguajnë oligarkët e Ramës, do paguajnë qiradhënësit

Read Time:1 Minute, 6 Second

Pas shpalljes së pandemisë botërore, një emër i njohur po shfaqej gjithmonë e më shumë në ballinat e medieve gjermane. Bëhej fjalë për gjigantin e veshjeve sportive, ADIDAS. Ata morën vendim të mos paguajnë qiranë për dyqanet e tyre për shkak të krizës.

Vendimi shkaktoi shumë zemërim në opinionin publik gjerman, por edhe te politikanët. Si mundet një gjigant i pasur të mos paguajë qiratë? Pas presionit të madh, ADIDAS u tërhoq nga vendimi.

Të enjten, kryeministri Edi Rama tha se me aktin normativ, do të ndalohen pagesat e qirave nga ana e bizneseve të vogla dhe familjarëve të regjistruar në punë, që kanë ndaluar punën dhe nga studentët. Ky vendim skandaloz sërish e zhvendos barrën e krizës në një krah tjetër, te qiradhënësit.

Pa analizuar pjesën ligjore, pasi është një vendim antikushtetues, ai tregon edhe njëherë se qëllimi i Ramës është vetëm një: të mos prekë asgjë nga fitimet e oligarkëve në vend.

Këtë herë barrën do e paguajnë qiradhënësit, edhe pse ata janë sërish të goditur nga kriza dhe në hallet e përditshme.

Ky është një tjetër maskarallëk për të mos prekur favoret dhe koncesionet që i kushtojnë miliarda euro shqiptarëve.

Vetëm për këta të fundit nuk ka krizë. Ajo ekziston vetëm për njerëzit që mezi mbahen në këmbë në këtë vend të rrënuar në çdo aspekt.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post LAJM I FUNDIT/ Zv. drejtorja rezultoi pozitive me COVID-19, merret vendimi përfundmitar për bankën
Next post ANALIZA/ Genc Pollo: Panglosi dhe tre rekomandime legjislative