2 prilli në Shkodër/ Nderim përjetë Arben Brocit, Bujar Bishanakut, Besnik Cekës, Nazmi Kryeziut

Read Time:1 Minute, 15 Second

Nga Izmira ULQINAKU

Sot është dita më e rëndësishme për pluralizmin në Shqipëri!
Këtë ditë nderojmë 4 Dëshmorët e qindra të rinj të plagosur në masakrën e 2 Prillit 1991, të cilët na kujtojnë sakrificën dhe çmimin e lartë që kanë paguar shkodranët për Demokraci.

Shumë të rinj sot nuk mund ta besojnë e kuptojnë çfarë ndodhi atë ditë; edhe une do të isha si ata nqs nuk do ta kisha përjetuar këtë masakër në familjen time.

Vrasja e Arbenit Brocit, Bujar Bishanakut, Besnik Cekës dhe Nazmi Kryeziut nuk ishte aksident, por përzgjedhje e më të mirëve dhe e më të guximshmëve. Frika e Partisë-Shtet për humbjen e pushtetit solli terror e dhunë kriminale. Të rinjtë shkodranë ranë për Demokraci, luftuan deri në frymën e fundit për Shqipërinë e lirë pa sundimtar.

Natyra e diktatorëve është e njejtë në çdo kohë, shtypje e zërit opozitar me të gjitha mënyrat deri edhe në vrasje.

Regjimi komunist siç nisi me përgjakje në 1945, ashtu përfundoi me 2 Prill 1991.

Urdhëruesit e vrasjeve dhe plagosjeve të 2 Prillit janë akoma nën mbrojtjen e PP, të rinovuar tashmë në Rilindje, e derisa Kuvendi e Qeveria të drejtohen nga katilë, vendi nuk mund të ecë përpara.

Gjaku dhe idealet e të rinjve shkodranë nuk do të shuhen kurrë; ishin ata që vranë frikën, mposhtën diktaturën dhe mbollën lirinë. Ata do të jetojnë përjetë në zemrat tona, si pishtarë që ndriçuan rrugën drejt Demokracisë.

Nderim përjetë Martirëve, Heronjve, Deshmorëve që dhanë jetën për Shqipërinë Demokratike!

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Shpërthimi i virusit COVID-19, Balla i nis letër Ruçit: Grupi parlamentar i PS-së dhuron gjysmën e rrogës, inkurajojmë edhe …
Next post Tentuan të vjedhin shkollën 9- vjeçare, arrestohen 3 adoleshentët serialë të Durrësit, autorë dhe të 4 ngjarjeve gjatë muajit të fundit