Shpërthimi i virusit COVID-19, Balla i nis letër Ruçit: Grupi parlamentar i PS-së dhuron gjysmën e rrogës, inkurajojmë edhe …

Read Time:2 Minute, 0 Second

Kreu I grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla nëpërmjet një letre dërguar kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi ka konfirmuar se çdo deputet i qeverisë ka vendosur të dorëzojë në Buxhetin e Shtetit 50% të pagës mujore deri në momentin, që do dalim nga situata që ka shkaktuar koronavirusi. 

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste duke vlerësuar si shumë të vështirë gjendjen që po kalon vendi në përballje me pandeminë botërore të shkaktuar nga Covid-19, shpreh vlerësimin më të lartë për mjekët , infermirët, punojësit e policisë, usbtrisë dhe çso punojësi publil e shërbimesh, të cilët janë në vijën e frontit në përballimin e kësaj situate të vështirë.

Duke vlerësuar maksimalisht të gjitha masat parandalueës të distancimit social, të gjitha masat ekonomike dhe sociale, të ndërmarra nga Qeveria shqiptare, të formësuara në akte normative, vendimet dhe urdhërat përkatës. Duke përshëndetur bashkëveprimin e Qeverisë me njësitë e qeverisjes vendore në organizimin e Operacionit Humanitar në ndihmë të personave të moshës së tretë që jetojnë vetëm si dhe të familjeve në nevojë. 

Duke nënvizuar rëndësinë e solidaritetit në përballimin e kësaj situate, Grupi Parlamentar I Partisë Socialiste ju njofton se ka vendosur se çdo deputet të dorëzojë 50 % të pagës mujore në Buxhetin e Shtetit gjatë gjendjes së pandemisë së shkaktuar nga COVD-19 dhe deri në përfundim të saj”, shkruhet në letër.

Më tej Balla i ka bërë thirrje edhe grupeve të tjera parlamentare që të ndërmarrin të njëjtën nismë dhe të dorëzojnë një pjesë të pagës së tyre në ndihmë të mjekëve, infermierëve, punonjësve të policisë, ushtrisë, dhe çdo punonjësi publik e shërbimesh.

“Ju njoftojmë gjithashtu se përmes komunikimit me anëtarët e Konferencës së Kryetarëve të Kuvendit, vendimin tonë ua kemi bërë të ditur edhe grupeve të tjera parlamentare. 

Gjithashtu ne i nxisim që këtë masë për dorëzimin e 50 % të pagës mujore në Buxhetin e Shtetit gjatë gjendjes së pandemisë së shkaktuar nga COVID-19 dhe deri në përfundim të saj ta ndërmarin edhe institucionet e tjera të pavarura. 

Edhe pse në masat e domozdoshme të distancimit social, Shqipëria nuk ka qenë kurrë më e bashkuar se sot. Me solidaritet social dhe me kontributin e të gjithve, Shqipëria do ta kalojë këtë situatë”, përfundon letra.

Kjo vjen si një përgjigje ndaj kërkesës së kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi, i cili pak më herët në mbledhjen e Byrosë Kombëtare i kërkoi një përqindje të pagës.

balla 1
balla
Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post “Më kanë arrestuar njëherë në Bolonja”, Bylykbashi i tregon Ramës intervistën e zbardhur: Ose ke gënjyer median italiane, ose në formularin e dekriminalizimit
Next post 2 prilli në Shkodër/ Nderim përjetë Arben Brocit, Bujar Bishanakut, Besnik Cekës, Nazmi Kryeziut