Një tjetër pacient ndërron jetë te Infektivi, shkon në 16 numri i viktimave

Read Time:38 Second

Një tjetër pacient ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv në Tiranë, pa mundur të shpëtojë dot në betejen me koronavirusin.

Lajmin e ka bere me dije sot Ministria e Shendetesise, duke dhene te rejat me te fundit lidhur me situaten e koronavirusit ne vend.

“Ju bëjmë me dije se mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një pacient 78- vjeçar nga Durrësi i konfirmuar me COVID-19. 78-vjecari ishte në gjendje të rëndë, i intubuar prej 3 ditësh dhe pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor fatkeqësisht nuk arriti të mbijetojë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit”-njoftoi MSh ne deklaraten e sotme per mediat.

Deri tani janë 16 persona që kanë ndërrur jetë nga COVID-19 në Shqipëri.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Edi Rama fsheh ndalimin e tij nga policia vite më parë, nuk e ka shënuar në deklaratën e dekriminalizimit
Next post Shkon në 277 numri i të prekurve me koronavirus në vend, ja harta e përhapjes