Home Aktualitet Koha e mirë ‘nxjerr’ fjerakët nga shtëpia, dhjetëra qytetarë nëpër trotuare, nuk mbajnë radhë as nëpër banka

Koha e mirë ‘nxjerr’ fjerakët nga shtëpia, dhjetëra qytetarë nëpër trotuare, nuk mbajnë radhë as nëpër banka

nga Editor

Fier-Ditën e sotme qytetarët e Fierit kanë dalë nga banesat e tyre për të bërë pazar, për të kryer veprime në bankë, por edhe për të shijuar kohën e mirë. Siç shihet në foto qytetarët kanë mbushur trotuarin dhe pranë bankave shfaqen dhjetra njerëz, të cilët nuk  mbajnë radhë. Ndërkohë, edhe nurmi i automjeteve në rrugët e qytetit është rritur.

Qytetarët shqiptarët lejohen të dalin nga banesa për të bërë pazar vetëm një orë në ditë Ata duhet të marrin leje dhe vetëm një familjar lejohet për të bërë pazar.

Ndërkohë numri i personave të infektuar në vendin tonë ka shkuar në 259. 15 persona kanë ndërruar jetë, ndërsa numri i të shëruarve ka shkuar në 76. Ndërkohë, harta e rasteve është zgjeruar tashmë në 17 qytete, ku mbizotërojnë 129 raste në tiranë, 26 në durrës 23 në fier dhe 15 në korçë. Qytetet e tjera kanë nga 1-5 raste. Aktualisht janë 79 pacientë të shtruar. 7 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 4 nga këta janë të intubuar.

Lajme te ngjashme