Infektohen me koronavirus nëna me dy vajzat e reja në Elbasan, 52-vjeçarja sillet me urgjencë në Tiranë, ishte punonjëse banke

Read Time:56 Second

Është rritur numri i të infektuarve me koronavirus në qytetin e Elbasanit. Gazetari Fatmir Popja raporton për “BalkanWeb” se nga 5 që ishte numri i të prekurve në mesjavë, ka shkuar në 8 raste, pasi janë infektuar edhe tre pjesëtarë të një familjeje.

Bëhet fjalë për nënën 52-vjeçare dhe dy vajzat e saj, 22 dhe 25 vjeçe, ndërsa i ati i tyre ka rezultuar negativ.
52-vjeçarja e infektuar dhe që vuan nga diabeti, sipas burimeve jo zyrtare, është punonjëse e një banke të nivelit të dytë me një staf prej të paktën 23 punonjësish.

Pas testit të kryer, ka rezultuar se gruaja që punon në bankë dhe dy vajzat e saj rezultuan pozitive. 3 rastet më të reja në Elbasan të prekur nga infeksioni dyshohet se dy javë më parë kanë patur kontakt me persona të tjerë të konfirmuar pozitivë më herët.

52-vjeçarja është dërguar në Tiranë mbrëmjen e të mërkurës, ndërsa pjestarët e familjes së saj ndodhen në Karantinë. Ndërkohë që nga kryerja e testit te rreth 60 personave të dyshuar në gjithë Elbasanin, deri tani kanë rezultuar negativë.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post LAJM I FUNDIT/ Operacioni ‘Vol-Vo 4’, kapet 52 vjeçari nga Tirana që ishte në kërkim. Policia jep detajet
Next post Takoi mjekun me koronavirus, presidenti Putin nuk paraqitet më në punë