Home Aktualitet LAJM I FUNDIT/ Operacioni ‘Vol-Vo 4’, kapet 52 vjeçari nga Tirana që ishte në kërkim. Policia jep detajet

LAJM I FUNDIT/ Operacioni ‘Vol-Vo 4’, kapet 52 vjeçari nga Tirana që ishte në kërkim. Policia jep detajet

nga Editor

Tiranë

Kapet dhe ndalohet një tjetër person i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor Vol-Vo 4.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Tiranë, kanë bërë kapjen e shtetasit Q. M., 52 vjeç, banues në Tiranë, person i shpallur në kërkim nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, në tetor të vitit 2018, në kuadër të operacionit policor Vol-Vo 4.

Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg” për shtetasin Q. M., pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Lajme te ngjashme