Kërcënohet me vdekje eksperti më i lartë për koronavirusin, rritet siguria e tij personale

Read Time:46 Second

Dr Anthony Fauci, eksperti më i lartë mjekësor për pandeminë në SH.B.A, po përballet me kërcënime për jetën.

Fauci tani kërkon siguri personale në çdo kohë, përfshirë edhe në shtëpinë e tij, ka konfirmuar një burim për CNN.

Departamenti i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore, i kërkoi Shërbimit të Marshals amerikane ndihmë pas kërcënimeve ndaj Fauci.

Marshallët pranuan dhe vunë në dispozicion disa oficerë për të siguruar mbrojtjen personale të mjekut.

Ëashington Post ishte i pari që raportoi kërcënimet ndaj Faucit.

Dhe kjo vjen si pasojë e zemërimit që ka shkaktuar tek të gjithë nga masat që ka marrë për izolimin e njerëzve dhe bllokimin e çdo gjëjë.

Udhëzimi i mjekut, drejtuar nga Trump që vendi të mbetet sa më i mbyllur të jetë e mundur për të ndihmuar në kontrollin e përhapjes së virusit, nuk ka fituar shumë tifozët. Nuk dihet nga vijnë këto kërcënime, gjithçka ngelet e paqartë tani për tani.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Shuhet nga koronavirusi legjenda e muzikës ‘Jazz’, politikani amerikan: Ishte një ikonë!
Next post Lutje e hapur në e-Rama. Nga Armir SHKURTI