Vdes pacienti me koronavirus në Veriun e Kosovës, ja çfarë thotë zyrtari i Serbisë

Read Time:37 Second

Një pacient i infektuar me koronavirus nga Leposaviqi, në veri të Kosovës, ka vdekur pas transferimit për trajtim të mëtejshem në Nish të Serbisë.

Lajmi është bërë i ditur nga Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Sipas tij, bëhet fjalë për një burrë, i lindur në vitin 1973, i cili ka pasur probleme me veshkat dhe ka qenë në dializë në spital të Mitrovicës së Veriut.

Në Kosovë deri më tani janë konfirmuar 128 persona të infektuar me koronavirus, prej të cilëve tre vijnë nga mjediset serbe, por janë të regjistruar në evidencën zyrtare të Qeverisë së Serbisë.

Me viktimën që ka konfirmuar Gjuriq, numri i të vdekurve nga koronavirusi në Kosovë, është rritur në dy. Rel

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post E RËNDË: Vetëm 5 muajshe, foshnja shiptare infektohet me koronavirus, shkon në 125 numri i të prekurve në Kosovë
Next post Meta mesazh të fortë në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin: Ndodhemi në mes të një krize të rëndë të pandemisë, por…